Pas ministrisë së Financave edhe në Ministrinë e Arsimit del në pah përplasja e ministrave teknikë me zëvendësit e tyre.
Kërkesa e ministres Mirela Karabina për shkarkimin nga detyra të 10 drejtuesve në sektorin e arsimit në rrethe ka hasur kundërshtimin e zëvendësministrit Gerti Janaqi. Në një prononcim për mediat ai e ka konsideruar të nxituar këtë veprim në kohë provimesh.
Aktualisht sistemi arsimor është drejt përfundimit të procesit të provimeve të maturës. Në datë 23 maturantët do t’i nënshtrohen provimit me zgjedhje. /tv Klan