Zv.kryeministrja e re e zgjedhur nga PD, Ledina Mandija ka mbledhur 3 ministrat e LSI në një takim.
Mandia ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Transporteve Sokol Dervishaj, ministren e Integrimit Klajda Gjosha dhe ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Në takim mungonte ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i cili është stacionuar në zonën e tij në Korçë.
Ministrat e LSI-së kanë marrë një urdhër nga numri Dy i Qeverisë që mos përdoret administrata për zgjedhje.
Mandija i ka kërkuar këtë garanci tre ministrave të Metës për të marrë kështu një element më shumë sigurie në zgjedhjet e 25 qershorit.