Aktualitet

Zv/Ambasadorja amerikane përlotet: Bëhuni bashkë për të mirën e publikut


               Publikuar në : 11:50 - 16/04/19 |
b.f

Në një takim për sensibilizimin e punësimit të grave të prekura nga kanceri i gjirit, e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka ndarë për publikun një histori të dhimbshme personale, atë të vdekjes së nënës së saj nga kanceri.

“Diplomatët janë qenie njerëzore do doja të ndaja diçka thellësisht personale 12 vjet më parë në këtë muaj humba nënën time për shkak të kancerit. Ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike për familjes, asnjë punëdhënës nuk duhet të ndëshkojë gratë që luftojnë më ketë sëmundje të tmerrshme. Studimi i bërë publik tregon mundësi për drejtuesit e Shqipërisë të punojnë bashkë për situatën e grave në Shqipëri, veçanërisht atyre me kancer në gji”, ka treguar ajo.

Leyla Moses-Ones i ka bërë apel aktorëve politikë shqiptarë të bëhen bashkë në të mirë të interesit publik, të ulen të gjejnë gjuhën e dialogut, dhe të finalizojnë reformën zgjedhore.

“Shpresoj që kjo do të jetë një fushë e përbashkët ku ju drejtuesit e politikës në Shqipëri të mblidheni bashkë. Kur ju të bashkoheni në të mirë të publikut, do ta drejtoni këtë vend me frymëzim, ju gratë mund të jepini shembuj për të ardhmen dhe kolegët tuaj meshkuj. Koha është tani mundësia është këtu, udhëheqësit duhet të punojnë bashkë për të dhënë shembull për shqiptarët, ndoshta edhe reformën zgjedhore. Të gjitha këto janë të mundura me bashkim”, tha diplomatja amerikane./Opinion.al

Pas