Drejtësia gjermane ka vendosur që të padit gjigandin amerikan Facebook. Prokuroria e Mynihut, sipas informacioneve të Spiegel, ka paditur gjigandin e internetit pasi e akuzon për nxitje urrejtje.
Nën akuzë janë themeluesi dhe shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg, drejtuesja e kompanisë, Sharyl Sandberg, shefi për Evropën, Richard Allan dhe kolegia nga Berlini, Eva-Maria Kirschsieper/insajderi.com.
Facebook është i detyruar që të heqë përmbajtjet e paligjshme nga ana e tij, kur merr dijeni për diçka të tillë.
Por në padi paraqitet një listë me raste, kur sipërmarrësi nuk i ka fshirë materialet e urrejtjes, edhe pse është njoftuar.
Prej kohësh FB është subjekt kritikash të forta për shkak se nuk e trajton siç duhet gjuhën e urrejtjes.