Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg është momentalisht një nga katër njerëzit më të pasur në botë.
Sipas Bloomberg, 31 vjeçari zotëron një pasuri prej 50 miliard dollarësh, duke u shpallur kështu një nga njerëzit më me influencë dhe shumë të pasur në botë.
Njeriu më i pasur në botë vazhdon të mbetet filantropisti, Bill Gates me 78.8 miliard të ardhura, duke u pasuar nga Amancio Ortega fashionistja e Zarës me 69.3 miliardë dhe i treti në listë renditet Warren Buffet, me 59.6 miliardë.