Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zuckerberg e pranon , Facebook censuroi historinë e djalit të Biden para zgjedhjeve

2022/08/26 at 6:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zuckerberg e pranon , Facebook censuroi historinë e djalit të Biden para zgjedhjeve

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, është kritikuar gjerësisht mes republikanëve pasi pranoi në një intervistë se Facebook kishte kufizuar me dashje historinë e laptopit të djalit të Joe Biden, Hunter, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Në një intervistë për Joe Rogan, Zuckerberg tha se para se ky lajm të botohej – për herë të parë nga Neë York Post – kompania kishte marrë një njoftim nga FBI se në rrjet do të përhapeshin shumë lajme të rreme me burim Rusinë.

Zuckerberg tha se përmes algoritmeve të Facebook, shpërndarja e lajmit ishte kufizuar ndjeshëm. Ndërsa Twitter shkoi një hap më tej dhe e bllokoi fare publikimin e artikujve për këtë histori.

Republikanët mendojnë se Zuckerberg duhet të thirret të dëshmojë në Kongres nën betim për të treguar më shumë detaje për mënyrën sesi ka vepruar kompania e tij. Ata thonë se publiku amerikan duhet të kishte pasur mundësi të mësonte më shumë mbi këtë histori, para se të votonte.

“Mendoj se kishte 5 apo 7 ditë që lajmi kishte dalë, kur po vendosej se ishte i vërtetë apo i rremë. Shpërndarja në Facebook u ul, por njerëzit kishin ende mundësi që ta shpërndanin lajmin. Kështu që njerëzit mund ta lexonin”, tha Zuckerberg.

I pyetur nga intervistuesi se si funksionon kufizimi i shpërndarjes, miliarderi tha: “U ul renditja e shfaqjes së lajmit në “newsfeed”-in e llogarive, kështu që ai iu shfaqej më pak njerëzve. Nuk e di me përqindje por prapëseprapë shumë njerëz mund ta shihnin. Morëm shumë ankesa për këtë”.

Zuckerberg shpjegoi edhe njoftimin e FBI-së, të cilin republikanët e quajnë ndërhyrje të pastër. “FBI shihet ende si një institucion i ligjshëm në vend. Ata na thanë se duhet të ruheshim nga diçka. Dhe ky lajm i përmbushte kushte për të qenë i tillë, edhe nuk e mbaj mend nëse ata e përmendën specifikisht”.

Në tetor 2020, New York Post publikoi një artikull për një laptop që i përkiste Hunter Biden-it. Aty ndodheshin rreth 130 mijë e-maile dhe materiale të tjera, mes të cilave edhe fakte sesi djali kishte përdorur emrin e Joe Biden, kur ai ishte zv.president i Shteteve të Bashkuara, për të përfituar kontrata më të mira biznesi. Gjithashtu u publikuan fotografi të marra nga ky laptop, ku djali i Biden shfaqej nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike, si dhe me prostituta.

Artikulli u vu në dyshim nga pjesa më e madhe e mediave amerikane dhe botërore, por edhe analistë dhe zyrtarë të shërbimeve inteligjente, duke u dyshuar si dezinformim rus, për shkak se doli gjatë fushatës presidenciale. Por më pas, disa media prestigjioze, si New York Times apo Washington Post, publikuan lajme ku thuhej se laptopi ishte në pronësi të Hunter Biden.

Ju sugjerojmë

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 8:40 am
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Konflikti Izrael-Iran hyn në javën e dytë, Evropa synon një zgjidhje diplomatike

20 Qershor, 2025 8:28 am
Rama ndan fotoalbumin e 34-vjetorit të PS: Fill pas fitores më spektakolare
Aktualitet

Rama ndan fotoalbumin e 34-vjetorit të PS: Fill pas fitores më spektakolare

20 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
Para
Azerbajxhani rimerr qytetin strategjik pranë Nagorno-Karabakut

Azerbajxhani rimerr qytetin strategjik pranë Nagorno-Karabakut

Frikë për rrezatim bërthamor, autoritetet ukrainase shpërndajnë tableta jodi

Frikë për rrezatim bërthamor, autoritetet ukrainase shpërndajnë tableta jodi

Dëshmia e shoqërueses “VIP” e Ervis Martinajt: Qëndruam bashkë në hotel…

Dëshmia e shoqërueses “VIP” e Ervis Martinajt: Qëndruam bashkë në hotel...

TE FUNDIT

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
20 Qershor, 2025

Arrestimi i kandidatit të mundshëm presidencial Ekrem Imamoglu dhe një tjetër padi gjyqësore kundër udhëheqjes së partisë kërcënojnë mbijetesën e...

Lexo më shumë

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
20 Qershor, 2025

Pas një rritjeje të jashtëzakonshme në popullaritet si destinacion veror në TikTok – me mbi 4.9 milionë postime për vendin...

Lexo më shumë

Konflikti Izrael-Iran hyn në javën e dytë, Evropa synon një zgjidhje diplomatike

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
20 Qershor, 2025

Konflikti ajror mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në javën e dytë më 20 qershor, teksa zyrtarët evropianë po tentojnë...

Lexo më shumë

Rama ndan fotoalbumin e 34-vjetorit të PS: Fill pas fitores më spektakolare

Rama ndan fotoalbumin e 34-vjetorit të PS: Fill pas fitores më spektakolare
20 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotoalbum nga festimet për 34-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com