Te Fundit

Zoti ka dhënë porosi të veçantë për burrat e gratë shqiptare


               Publikuar në : 21:06 - 21/05/19 |
geliano fataj

Mustafa Nano-Zoti, kur u takua me Moisiun në majë të malit të Sinait, i dha atij, madje të shkruara në dy rrasa guri, dhjetë komandamente, prej të cilave izraelitët duhet të udhëhiqeshin në jetën e tyre.

Këtë e dimë tanimë të gjithë.Ajo që nuk dihet është që ekzistojnë edhe dhjetë komandamente të veçanta për shqiptarët. Janë zbuluar kohët e fundit.

Dhe janë komandamente të shkruara në gjuhën shqipe.Cilat janë ato?

1. Unë jam Zoti. Mos e shani vendin tuaj. Mos i përdorni shprehjet “Ky vend është i mallkuar” apo “Ky vend nuk bëhet”. Kush i përdor do të përfundojë në ferrin e përjetshëm.

2. Bëhuni si gjithë bota e qytetëruar. Qoftë edhe duke e imituar atë. Dhe fillojeni me gjërat më të thjeshta. Nuk thuhet “jo” kështu. “Jo” thuhet kështu.

3. Mblidhuni toskë e mblidhuni gegë/mblidhuni bashkë si kokrrat n’shegë.

4. Mos u krenoni me njerëz me gjak shqiptari që janë bërë të mëdhenj jashtë vendit, apo në shërbim të mbretërive a perandorive të huaja. Janë arritje që nuk ju përkasin.

5. Mos i lejoni të paditurit të përzihen në punë që s’u përkasin. Dhe mbrojini të diturit prej tyre.

6. Hej gra të Shqipërisë (ky komandament është vetëm për gratë, e çuditshme): Trupi juaj është trupi juaj. Mbi të nuk kanë të drejta burrat e familjes. Dhe asnjë burrë tjetër.

7. Mos shikoni kisha e xhamija/feja e shqiptarit është shqiptaria. Dhe meqënëse jemi këtu, e keqja e shqiptarëve nuk është që janë të pafé, por që kanë shumë fe.

8. (Tani është hera e një komandamenti që ka të bëjë vetëm me këtë situatë që po jetojmë: e çuditshme edhe kjo) Mos ua vini veshin atyre që bëjnë thirrje për përplasje civile në datën 30 qershor. Janë më të marrët që ekzistojnë mes jush.

9. Mos e merrni trimërinë për një virtut. Dhe nëse e bëni këtë, mos merrni për trimëri guximin e një horri. Merrni për trimëri guximin e dikujt për të shprehur ca ide të vetat, të cilat ai e di që nuk do të kuptohen prej gjindjes.

10. Dielli lind andej nga perëndon.

Pas