Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zoti” i drogës del në televizor: Nuk dorëzohem, policia le të më arrestojë

2017/11/11 at 7:13 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Italia dërgon dosjen për ekstradimin e Alket Hatisë

Ne mediat italiane shkruhet se ai trafikoi vetem ne nje vit, 350 kg heroine dhe 190 kg kokaine. Alket Hatija, njeriu që cilësohet nga mediat italiane si “Zot” i drogës edhe pse është në kërkim policor doli pasditen e sotme në ekranin e Neës 24.


Intervista

Alket kur filluan problemet tuaja me drejtësinë?

Alket Hatija: Në vitin 2008, në 10 shtator të vitit 2008.

Çfarë ndodhi asokohe?

Alket Hatija: Ka ardhur policia më ka kapur… një bujë e madhe për llogari të Italisë. U morëm shkuam në gjykatë në polici, nga policia na dhanë masën e arrestit. Që nga momenti i masës së arrestit unë kam kërkuar personalisht ekstradimin tim në Itali.

Çfarë ndodhi u ekstraduat po pati një gjykim ndaj jush në Shqipëri ?

Alket Hatija: Në momentin që unë kërkoja gjykim, si në masën e arrestit si në apelimin e masës së arrestit prokurori thoshte që JO, ju nuk do të shkoni në Itali, sepse ne kemi marrëveshje. Dënimi që do kryhet këtu është i vlefshëm edhe në Itali.

Pati një gjykim ndaj jush dhe sa u dënuat në përfundim të tij?

Alket Hatija: Në përfundim gjykimi ka shkuar, jemi arrestuar në 2008 dhe gjykimi ka mbaruar në maj të 2010, afërsisht dy vjet, pasi është hetuar dosja. Është hetuar dhe ka dalë në konkluzionin se këta persona janë të njëjtët persona që gjykohen për të njëjtin fakt në Itali dhe do marrin dënimin këtu. Jam dënuar 16 vjet.

Sa kohë qëndruat në burg?

Alket Hatija: I kam pranuar të gjitha në kohën e gjykimit i kemi pranuar të gjitha ca ka patur dosja brenda, me faj pa faj, që shumë gjëra nuk mund ti kem bërë unë. Po unë prapë i pranova për efekt të gjykimit të shkurtuar se nuk kishim rrugë tjetër c’të bënim. Në Itali nuk na çonin të gjykoheshim. Ne kemi këmbëngulur deri në gjykatën kushtetuese, dhe përfundimisht gjykata ka dhënë që është dënim legjitim dhe sipas konventës që kemi me Italinë, gjykata ka dhënë që është I ligjshëm edhe për shtetin italian.

Burime jo zyrtare brenda policisë së shtetit, thanë që ju jeni pronar i një vile me bunker nëntokësor, që ruhet nga roje të armatosura. Në fakt a keni ju në pronësi një vilë në qytetin e Beratit?

Alket Hatija: Kam që në ‘93 që kam ikur nga Berati dhe mund të kem shkuar, një herë në vit, I ka rënë apo si ka rënë. Shkoj më tepër të varri I babait, dhe për ata njerëzit e afërt që kam atje. Po jo të rrijë me vila, të rrijë me armë. Po si ka mundësi kur ata më thonë mua je zot I drogës, unë kur paskam kaq para pse të rri në bunker unë si qen?

Unë vetë nuk dorëzohem, policia le të më kapë.

Pse?

Alket Hatija: Sepse nuk kam besim.

****

NGA “DETYRIM PARAQITJE” TEK MASA “ARREST ME BURG”

Ndonëse Alket Hatiaj u arrestua në një operacion në Berat, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e liroi më 11 korrik, dhe vendosi detyrim paraqitjeje për 45-vjeçarin. Fill pas kësaj, organi i akuzës iu drejtua Gjykatës së Apelit Durrës duke kërkuar riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale.

Në ankimimin e saj, Prokuroria e Durrësit argumentoi se vendimi i Shkallës së Parë, që vendosi lirimin e menjëhershëm të 45-vjeçarit, është i padrejtë dhe në kundërshtim me aktet ligjore që rregullojnë këtë aspekt ndërmjet shteteve në procesin penal. Në këto kushte, Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë.

Gjykata e Apelit i kërkoi Policisë arrestimin e 45-vjeçarit, por ai nuk gjendej më në banesën e tij. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e argumentoi lirimin Hatijës mbështetur në kërkesën e avokatit të të akuzuarit, sipas të cilit 45-vjeçari ishte dënuar një herë më parë në Shqipëri për këtë vepër me të njëjtat fakte, dënim të cilin e ka shlyer. Hatija rezulton se është dënuar në vitin 2008 dhe më pas është liruar në vitin 2014, pas pretendimeve se bashkëshortja i vuante nga sëmundje kronike.

Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai ishte shpallur prej vitesh person në kërkim, por për të kishte shumë pak të dhëna.

Mësohet se për herë të parë Hatija mbërriti në Itali në vitin 1997. Ai jetonte në komunën Campomarino, në provincën e Campobassos, në një banesë në rrugën “Kennedy”, ku kishte punuar për pak kohë në bujqësi. Policia italiane ka vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004-s, Alket Hatija kishte trafikuar në 59 raste në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.

/GSH

Etiketa: Alket Hatijaarratiinterviste


Ju sugjerojmë

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit
Bota

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit

28 Gusht, 2025 7:31 pm
Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë
Bota

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

28 Gusht, 2025 6:50 pm
Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë
Bota

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë

28 Gusht, 2025 6:27 pm
Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë
Rajoni

Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë

28 Gusht, 2025 6:19 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident në Ballsh, makina përplas 7-vjeçaren

28 Gusht, 2025 6:12 pm
Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA
Bota

Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA

28 Gusht, 2025 5:55 pm
Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
Aktualitet

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët

28 Gusht, 2025 5:54 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

“Bisedova me Trump dhe Zelensky”, Von der Leyen: Putin duhet të negociojë

28 Gusht, 2025 5:51 pm
Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual
Bota

Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual

28 Gusht, 2025 5:48 pm
Para
Risia e Instagram do ju pëlqejë

Çfarë po ndodh me rrjetet sociale? Instagram shfaq probleme pas Whatsapp

Këshilla që ka Ilir Meta për Monika Kryemadhin, e zbulon kryetarja e LSI-së

Këshilla që ka Ilir Meta për Monika Kryemadhin, e zbulon kryetarja e LSI-së

Djemtë mësojnë më shumë kur rrethohen nga vajzat

Djemtë mësojnë më shumë kur rrethohen nga vajzat
















TE FUNDIT

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
28 Gusht, 2025

Aktori britanik Micheal Ward, fitues i çmimit prestigjioz BAFTA, është paraqitur këtë të enjte, 28 gusht,  në Gjykatën e Magjistraturës...

Lexo më shumë

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit
28 Gusht, 2025

Momente tensioni dhe përleshje fizike në Parlamentin Meksikan. Pamjet e dhunës janë bërë virale dhe po bëjnë gjithashtu xhiron e...

Lexo më shumë

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë
28 Gusht, 2025

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit" për...

Lexo më shumë

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë
28 Gusht, 2025

Italia ka ngritur në ajër avionë luftarakë, për t’ju kundër-përgjigjur një avioni rus, i cili dyshohet se kishte shkelur hapsirën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com