Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zoti apo Shoku Petro?! Me kë je ti, me NATO-n apo me Kiçon e Enverit?

2017/02/13 at 3:41 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zoti apo Shoku Petro?! Me kë je ti, me NATO-n apo me Kiçon e Enverit?

Nga Dritan LACI


Në ditën kur Autoriteti i Hapjes së Dosjeve vendosi të shpluhrosë një nga kapitujt më të shëmtuar të historisë sonë moderne si komb, atë të krimeve të kryera nga regjimi komunist; pikërisht mu në ditën kur kjo punë nisi me hapjen e dosjes së Musine Kokalarit, një nga shembujt më domethënës të persekutimit, burgosjes, përdhosjes së dinjitetit njerëzor, që ai sistem ndoqi ndaj elitës së Kombit, pikërisht në këtë ditë si hijet e zeza të fantazmave që do të na përndjekin nga pas, na u shfaq në një podium të përbashkët, zv/ministri aktual i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë Petro Koçi dhe ish-ministri i fundit i regjimit diktatorial në Republikën Popullore Socialiste po të Shqipërisë, shoku Kiço Mustaqi.

Një emër që brezi i studentëve të dhjetorit 1990 e njeh shumë mirë, pasi ishte ky ministër që ndërsa regjimi po jepte shpirt vendosi që bustin e rrëzuar të Enver Hoxhës ta mishëronte brenda Shkollës së Bashkuar dhe jo vetëm kaq por ngriti në gatishmëri kadetët student që ti kundërviheshin popullit që ndodhej jashtë rrethimit të godinës. Pikërisht njeriu që dje doli edhe pozoi si pa teklif në një foto me zv/ministrin aktual të Mbrojtjes Petro Koçi, në Sarandë në përvjetorin e krijimit të Brigadës partizane “Asim Zeneli”.

Sigurisht që në këtë shkrim nuk ja vlen të merremi gjatë me shokun Kiço, pasi bëmat e tij tashmë janë të njohura. Ai që duhet të merremi është zv/ministri aktual i Mbrojtjes, që unë nuk di si ti drejtohem si z. Koçi apo Shoku Koçi.

Shoku Kiço apo shoku Koçi unë dje kur pashë atë foto nuk mund tju ndaja dot, edhe pse shoku Petro në një prononcim të tijin të fundit lidhur mbi foton del e thotë që nuk e dinte që shoku Kiço ishte në tavolinë.

Shoku Petro nuk mund të justifikohesh me faktin që ke nevojë të ndryshosh numrin e syzeve.
Do të mirëkuptoja nëse do ishe çuar nga ajo tavolinë dhe do refuzoje të dilje në foto me shokun Kiço.
Por gjithsesi në kushtet kur kemi një foto me shokun Kiço, shoku Koçi unë kam disa fjalë për të të thënë.

Pikësëpari shoku Petro, nuk mund të jesh edhe zv/ministër i Mbrojtjes së një vendi anëtar të një organizmi si NATO krijuar për tju kundërvënë kërcënimit të kampit socialist, edhe byroist në kohë demokracie në krah të shokut Kiço, ministër i Mbrojtjes gjatë regjimit diktatorial dhe anëtar i Byrosë së Partisë së Punës që përçmonte vlerat demokratike dhe mbante në gatishmëri ushtrinë për një agresion imagjinar nga NATO.

E dyta! Shoku Petro nuk mund të jesh edhe me Musine Kokalarin edhe me shokun Kiço dhe xhelatët që nuk ja kursyen vuajtjet edhe në ditët e fundit të jetës. Kujtoj këtu që jeni zv/ministër i një qeverie që po rreket të hapë dosjet e komunizmit.

Unë e mirëkuptoj nostalgjinë që mund të keni për kohën e kaluar si mësues në Kalanë e Dodës gjatë regjimit komunist, aty ku ishit emëruar me qindra kilometra, larg Fierit vendbanimit tuaj, por nuk mund të kuptoj se si mund të jesh sot edhe me Gjergj Fishtën që komunizmi ja hodhi eshtrat në lumin Kir dhe me shokun Kiço, komunistin më të flaktë, që ishte gati ti bënte frymëmarrje gojë më gojë bustit të Enver Hoxhës, vetëm që të mos e rrëzonin nga sheshi.

Shoku Petro sigurisht që ti nuk je zyrtari i parë dhe i fundit i qeverisë Rama, apo njohur ndryshe edhe si rilindja e gjeneratës së bijve dhe bijave të nomenklaturës së kuqe, që del në krah të etërve.

Rastësi është njëherë. Por nuk është për të dytën apo të tretën herë kur kolegë të tu të njëjtit krah politik dalin në krah të nostalgjikëve të sistemit që lamë pas.
Nuk është më rastësi kur shikon Taulant Ballën që pas shpine ka fotografinë e Enver Hoxhës.
Nuk është rastësi kur shikon Edi Ramën që pas shpatullave ka fotografinë e Enver Hoxhës.
A e dini pse. Sepse mesa duket ai që është pas jush është Enver Hoxha dhe mësimet e tij.
Ndaj unë nuk merrem me shokun Kiço, që e ka ngrënë çahirin me kohë dhe shpëtoi pa lagur kur duhet të ishte në bangën e të akuzuarve.
Unë merrem me ty shoku Petro.
Dhe dua të di sa kohë rri, ha, pi dhe pozon me shokun Kiço: A është NATO armiku i Shqipërisë? A është Amerika vend revizionist?
Dhe përgjigjen e dua si z. Petro Koçi, zv/ Ministër i Mbrojtes së Republikës së Shqipërisë dhe jo si shoku Petro Koçi, ithtar i shokut Kiço Mustaqi, Ministër i Mbrojtes i Republikës Socialiste të Shqipërisë në Regjimin më të Urryer dhe Mizor të Kampit Socialist ku u pushkatuan dhe u përndoqën me qindra njerëz që përbënin elitën e kombit. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Para
Petro Koçi përkrah ish-ministrit komunist Kiço Mustaqi: Isha i ftuar…

Petro Koçi përkrah ish-ministrit komunist Kiço Mustaqi: Isha i ftuar...

Petro Koçi përkrah ish-ministrit komunist Kiço Mustaqi: Isha i ftuar…

PD: Petro Koçi me Kiço Mustaqin provokim për ata që vuajtën në komunizëm

Gylsren-Xhihan urrehen në jetë, ja arsyeja

Video/ Çfarë ndodh pas kuintave në serialin “Fate të Kryqëzuara”
















TE FUNDIT

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, gjë që do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com