Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zot lidh sytë qeverisë e policisë”, bekimi i fallxhoreve për drogën

2023/01/03 at 9:09 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
“Zot lidh sytë qeverisë e policisë”, bekimi i fallxhoreve për drogën

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në  Tv Klan, ka sjell  këtë të martë 4 raste të ndryshme, fllaxhorësh, apo njerëzisht, që pretendojnë të lexojnë fatin, apo të të bëjnë mbarë një vendim e aktivitet.


Dushi nga Tirana, thotë, se me kokrra sheqer, që i ha qytetari e dy të tjera në mallin që do shesë, policia arrin të kalojë drogën pa probleme.

Ilmiu në Belik, Cërrik, bën, që t’i lidhen sytë qeverisë, e çunat e Italisë, të vijojnë pa probleme me vjedhjen e shtëpive atje. Monda nga Roskoveci, ndihmon në prodhimin e mbarë të hashashit në Skrapar, duke të qetësuar edhe nga gjendja mendore. Ndërsa Nora në Gramsh të bën drejtor. Ajo thotë, se e ka bërë njërin deputet, ndaj nuk e ka problem të bëjë mbarë për rritjen në karrierë.

Qytetarja:  Tani u bë ca kohë, që nuk po na ecën puna më. Ne, me thënë të drejtën, fillum punën të dy. Ca kohë bëmë transport hashashi nuk po na ecën më.

Dushi– I bihet njëherë, dy herë, pesë herë, bam-bam- bam- bam, masandej ndalo! Do të bëj nji letër, për nji mbarësi të përgjithshme. Gjithmonë për sheqerin. Dy kokrra ha, dy kokrra spërkat mallin! Zoti ua lidhtë sytë policisë. Zoti i lidhtë policët mos të na dalin përpara, mos të kemi kontroll!

Qytetarja:  Kemi nji rrugë javën, që vjen.

Dushi: Shumë shkëlqejnë. Më jep nji dritë jeshile kshuuuuuu! Nji dritë kshu, nji dritë kshu edhe nji kshu si shigjetë ma jep! Ma jep me dritë, por prapë kujdes të keni! Se mos keni nanji spiun na nji njeri, se më doli nji mashkull,  domethënë mos spiunoheni.

Qytetarja:  Noi gjë kshu për policinë atë ditë?

Dushi: Me ça makine shkoni ju? Keni makinën tuaj?

Qytetarja:  Jo, nji furgon.

Dushi: Furgon pasagjerësh të jetë.

Qytetarja:  Po!

Dushi: Gjithmonë me pasagjerë!

Qytetarja:  Po!

Dushi: Fute mallin poshtë! Fut rrobe sipër edhe jo shumë, që të biesh në sy domethënë, as shumë, as pak! Si pasagjere! Jo me furgon direkt! Këtë harrojeni!

Qytetarja:  Po mallin ku mendon, se pak po..?

Dushi: Mbrapa, ku do e fusin të gjithë! E vë poshtë atë, e amballazhon, sipër do vësh rroba!  Kudo që të ecësh, bismilah, do hash pak, dy kokrra do i hudhësh! Zoti ua lidh sytë policisë!  Zoti ua bëftë mjegull sytë, mos ta kenë mëndjen te unë!  O Zot, na ndihmoftë Zoti! Ktë ose e mbanë vetë, ose e lë në shpi, është e përgjithshme për çdo gjë! E ka emrin “Mbarësi e përgjithshme”. Kur të ecësh për rrugë, dy kokrra sheqer, bismilah, dy kokra mallit sa të dalësh jashtë, hudhi dy kokrra! Zoti ua lidhtë sytë, që të gjithë njerzve!

Dushi: Hë sa punë bën ky sheqeri atje në Angli.

Qytetarja: Ku?

Dushi: Në Angli, në shpijat e barit!

Qytetarja: Në Angli?

Dushi : O Zot, flori ta bëftë Zoti! Flori preksh!

Qytetarja: Sa? Unë po të lë nji gjë të vogël sot!

Dushi: Zoti të ndihmoftë!

Qytetarja: Sot do të lë nji gjë të vogël.

Dushi: Të ectë mbarë!

Qytetarja: Edhe kur të kthehem, do vij me burrin.

Dushi: Të ectë mbarë!

Ilmiu është një tjetër fallxhor i cili është filmuar nga kamerat e emisionit “Stop”, i cili lutet që klientes së tij dhe të fejuarit të saj ti shkojë mirë puna si skifter duke thënë  “Oh Zot lidhe gojën e qeverisë”.

Qytetarja: Më dolën të gjitha. U rregullum e u fejum, edhe ka ik në Itali për punë, ngaqë është sezoni tani, edhe po punon, ngaqë i kam tregu kshu-kshu për ty edhe ka shumë besim e më tha, që të vija ktu. Ai punon, është sezoni tani. Ai punon si të thush, si ta them me thyrje, kshu. “Skifter” me pak fjalë.

Ilmiu:  E marr vesh unë, e marr. Mos fol hiç ti, se e shof ktu unë! Oh Zot ma hap!

Qytetarja:  Do vij me dhuratë të mirë pastaj. Jo, jo e di ai atë, se ai më pat pru ktu. E mban mënd, hë..?

Ilmiu:  Po si do të lidhja unë ty? Po si do të gjeja…(nuk kuptohet)

Qytetarja: Ke të drejtë!

Ilmiu: Atij i kishin bërë magji edhe e kishin tharë fare.

Qytetarja: Ia thashë.

Ilmiu: Desh e mori tjetra.

Qytetarja:  Jam në dorë tate. Ndihmoje! Bëj ça të duash ti! Jam në dorë tate.

Ilmiu: Zoti e rujt! Hajde këtu! Oh Zot lidhe gojën e qeverisë! Oh Zot më ndihmo! Oh Zot mos ma kap njeri! Oh Zot ma ruaj! Oh Zot më ndihmo! Mbaje ktë me vete edhe kur të vijë, hajde ktu!

Qytetarja: Po, po!

Ilmiu: Po mbaje me vete ore, në portofol!

Qytetarja: Po!

Ilmiu: Nuk qepet ajo me asnjë gjë.

Qytetarja: Kaq du, që të vij me duart plot.

Ilmiu: Ik, se ia hapa unë punën! Ia hapa punën.

Qytetarja: Më thuj, sa duhet të jap tani?

Ilmiu: Sot s’ke ti, po kur të vijë ai!

Qytetarja: Mirë, mirë nji gjë të vogël e kam unë, se s’jam pa gjë fare po…

Ilmiu: Një gjë të vogël, lëre nji gjë të vogël!

Qytetarja: Kur të vijë ai, do vij me…

Ilmiu:  Hajd, Zoti të rujt!

Qytetarja : Shumë faleminderit!

Fallxhore Mondan nga Roskoveci i Fierit i sugjeron klientit të saj të rri i qetë nga gjenjda mendore, pasi sipas saj puna e hashashit ka për ti shkuar mbarë.

Qytetari:  Kemi nji kshu, hall. Jemi nji grup shokësh, kemi punuar çikë e duam, që të na eci mbarë! Për këtë kam ardh, po nuk e di domethënë më ndihmon dot, a jo?

Monda: Ku, në ça vendi?

Qytetari:  Punojmë në Skrapar lart në ca toka kshu, kemi mbjellë aty.

Monda: Hë, hë…

Qytetari:  Edhe duam, që të na eci mbarë, se kemi për të bërë nja dy rrugë tani shpejt e shpejt!

Monda: Nga do vini?

Qytetari:  Ne i çojmë deri në Vlorë.

Monda: 4 shokë jeni?

Qytetari:  Po! Na ka hec mirë ktë vit prodhimi, e kupton, e jemi në punë tani e thjesht duam ta çojmë deri në Vlorë!

Monda: Duhet të jesh pak i qetë për vete, se je shumë I ankosur. Stresohesh shumë, prekesh shumë shpejt, të ngelet qejfi shumë shpejt me nji fjalë. Po duhet të bësh njëherë, të jesh për veten tënde pastaj për të tjerët!

Qytetari:  Ajo është çikë gjë e jashtëligjshme. Më kupton? Nuk është se…

Monda: Nuk më kuptove prapë.

Qytetari:  Ne çojmë hashashin, se na është bërë edhe…

Monda: Më vjen keq, pikërisht.

Qytetari:  Do ta çojmë në Vlorë.

Monda – Unë po të flas. Unë kam dy djem të rritur, nuk jam një adoleshente, që ty të gënjej. Ç’do rrjedhi, do rrjedhi, ç’do pikojë, do pikojë. Të jesh ti aktiv për vete! Mos të jesh për tjetrin! Të jesh i përqëndruar! Ktë do ta bëj dhe pikë! S’u bë, s’u bë. Vetëm mos ashtu, se ti sa vjen e nevrikosesh, harron, nuk e kupton veten tënde, se ku je.

Qytetari:  Prandaj erdha, që të më ndihmosh.

Monda: Më vjen keq! Unë do të ndihmoj nuk bëhet fjalë, por duhet të jesh pak më i qetë për vete!

Qytetari:  Po më ndihmove me ktë rrugë, po na eci mbarë, do vij.

Monda: Me kismet të Zotit! Kur do ta çosh?

Qytetari:  Po nga fundi I muajit.

Monda: I Dhjetorit?

Qytetari:  Po, para Vitit të Ri.

Monda: Para Vitit të Ri?

Qytetari:  Po, po!

Monda: Shumë mirë! Mos e ki merak, do të ndihmoj unë! Nuk ka problem, unë do ta bëj, sikur e kam djalin tim. Pa merak dhe mos të vish!

Qytetari:  Kemi punuar tërë vitin. Më kupton?

Monda: Më vjen keq, se je shumë i stresuar shumë i ankosur.

Qytetari:  Po është puna e tillë, që të bën…

Monda: S’ka gjë njeriu, shiko ti le të jetë asgjë. s’është ajo. Ik. se do të ndihmoj motra jote!

Qytetari:  Do ma japësh noi gjë, noi kshu, që ta vë atje te malli?

Monda: Asgjë s’do të jap. Ik pa merak tashi!

Qytetari: Ok!

Monda: Mos ma vri mëndjen!

Qytetari:  Sa të kaloj, ke nji 10-tshe, kshu sa për… Kur të kaloj, do vij se…

Monda: Ik pa merak, se do të ashtu motra jote!

Qytetari:  Se dua pastaj, që…

Monda: Vetëm qetësohu për vete, se je ankosur shumë!

Nora është një fallxhore e veçantë, kamerat e emisionit “Stop” e kanë filmuar atë me një “qytetar”  I cili ka dëshirë të bëhet drejtor. Ajo e ka siguruar këtë të infiltruar se ajo do e ndihmoj e madje i ka treguar  një rast që ajo vetë e ka bërë nga drejtor në deputet.

Qytetari: Shiko si e kam hallin unë, se unë punoj diku e jam mirë me punë kshu, e kam bërë ca muhabete, për t’u bërë drejtor.

Nora:  Do me u bo drejtor ti?

Qytetari: Po!

Nora:  E ke me qejf, apo jo? Unë do të ndihmoj, meqenëse ke marrë rrugën ke ardh deri ktu. Shumë mirë edhe drejtor bëhesh!

Qytetari: Do bëhem thua?

Nora:  Po! Është e parashikume, të bëhesh drejtor.Të them të drejtën, ti qenke djalë i kënum. Marshallah, edhe do të bëjmë me ngritje, se e meriton!

Qytetari: Po kjo punë e drejtorit, kur mund të bëhet? Ke noi kshu? Meqë janë dhe zgjedhjet tani. Më kupton?

Nora:  Për Zotin e shof se…, shumë shpejt. Ma do mëndja, se fundi i vitit ka dalë. Brenda ktyre 3 muaj maksimumi, pa lënë dhjetorin. Aty ke ngritje edhe e meriton për Zotin.

Qytetari: Po i si gjen?

Nora:  Hë?

Qytetari: Si i gjen?

Nora:  Si i gjej unë?

Qytetari: Po!

Nora:  I gjej, se kam me forcën e natyrës. Ti hyre te ajo porta jeme, ku erdhe te Nora, po Nora nuk mund ta kalojë atë portën pa marrë urdhër prej punëve të mia, se unë flas me dikë, se s’e kam ktë forcë me shpirt tem. Forcë e dikujt, që flet me mua dhe ia jap përgjigjen dikujt të plotë.

Qytetari: Tani ça duhet të bëj unë, për t’u bërë drejtor tani?

Nora:  Unë… për t’u bërë drejtor, ti i ke aftësitë, se e kanë parashiku. Ti e ke bërë nji kërkesë?

Qytetari: Po, po e kam bërë me shkrim. Kam takuar dhe nja dy të mëdhenj, që…

Nora:  Ata dy të mëdhenjtë njëri është shumë i madh, edhe tjetri, po njëni është si bash e ka në dorë.

Qytetari: Njëri është deputet i zonës.

Nora:  Edhe ai ta ka premtu përpara.

Qytetari: Po!

Nora:  Edhe ai po e të ka thënë për po. Ai ka gjithçka në dorë. I socialistes është. Është shumë i ngritur.  Erdhi një te unë, se s’jap emër ishte ba nji deputet në Tiranë dihet, prej kur e shof në televizor ,qysh ka kene ktu. Më tha mu tha, pse bëhem unë deputet? Po pse, ça ke ti, që s’po bëhesh? Edhe të them të vërtetën sot brenda kuvendit për burrë të mirë… (nuk kuptohet) S’të jap emër se….

Qytetari: Domthënë e kam fjalën drejtori ishte…

Nora:  Si puna jote.

Qytetari: Si ajo, që dua të bëhem unë edhe arriti…

Nora:  Deputet. Edhe ti shkon nesër. Edhe ti shkon nesër. Pse ça ke ti, që s’po bëhesh deputet edhe ti? Avash avash, ka për t’u bo, shkallë shkallë.

Qytetari: T’i lë?  Ku t’i lë (lekët)?

Nora:  S’ka problem po janë shumë pasha Krishtin!



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Largohen barrikadat e fundit në veri të Kosovës

Largohen barrikadat e fundit në veri të Kosovës

Gjashtë shenja që tregojnë se jeni një person karizmatik

Gjashtë shenja që tregojnë se jeni një person karizmatik

SHBA, republikanët nuk arrijnë të zgjedhin kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve

SHBA, republikanët nuk arrijnë të zgjedhin kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com