Në Maqedoni, Zoran Zaev i cili ka marrë tashmë mandatin për formimin e qeverisë, parashikon që kabineti i ri të jetë gati brenda fundjavës.
Kryeministrit të mandatuar i mbeten më pak se dy javë afat për dorëzimin në parlament të programit qeveritar dhe propozimin mbi përbërjen e re të qeverisë.