Monika Kryemadhi do të jetë me siguri nënkryetarja e re Partisë Levizja Socialiste për Integrim, pas dorëheqjes dhe zgjedhjes së Ilir Metës President Republikës
Sot Komiteti Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim është mbledhur për të riorganizuar strukturat e partisë.
Ndërkohë që në javën në vazhdim pritet të zgjidhet nga Konventa Kombëtare, kryetari i LSI-së ku sikundër është vendosur do të jetë Petrit Vasili si dhe zv/kryetari i parë i LSI-së.
Pikërisht në postin e zv/kryetarit të parë të LSI-së pritet që Konventa të votojë emrin e Monika Kryemadhit., e cila ka pranuar të heqë dorë nga privilegjet që i jep të qenit “Zonja e Parë” e vendit.
Ndërkohë që në mbledhjen e sotme të KDK-së është hapur edhe gara kush do të konkurojë për numrin 2 në LSI, kandidatura të cilat duhet të paraqiten deri ditën e martë.