Arian Çani këtë të premte ka ftuar në emisionin e tij, “Zonë e Lirë”, këngëtaren Dhurata Dora për klipin e saj të ri: “Numri i ri”, i realizuar nga Max Production.
Mirëpo, ajo që ka bërë përshtypje është fakti se Çani ka shprehur shumë konsiderata pozitive në adresë të saj.
Ai është shprehur se realizimi i videos është i arrirë dhe se klipi ka patur një “bum” klikimesh. Më pas ai u shpreh se dëshiron ta trajtojë Dhuratën si princeshë duke i dhuruar një “super big up”.