OSHEE ka njoftuar se të premten e 21 gushtit, për shkak të punimeve që do të kryhen në rrjetin e tensionit të mesëm, do të ketë stakim të energjisë elektrike në disa zona rreth kryeqytetit.
“Në vijim të grafikut të punimeve të planifikuara në rrjetin e tensionit të mesëm, në datën 21 gusht do të kryhen remonte në një nga fiderat e NST Valias dhe NST Mëzez. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 dhe 09:00-14:00”, njofton OSHEE.
Për këtë arsye në kërë hark kohor nuk do të ketë energji elektrike pjesërisht në zonën e Qerekës, Tapizës, Laknas, Bregu i Lumit dhe Domje./Opinion.al