Aktualitet

Zonat që do të mbeten 8 orë pa energji elektrike në Tiranë


               Publikuar në : 17:39 - 15/05/19 |
Opi Nion

Kompania OSHEE ka njoftuar se disa zona të Tiranës do të ketë shkëputje të energjisë elektrike.

Mësohet se stakimi i energjisë do të bëhet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të datës 17 maj, për shkak të punimeve në nënstacionin ‘Tirana 1.

Më konkretisht, OSHEE bën me dije se do të mbeten pa energji zonat: Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, pranë ish-fushës se Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitalit Ushtarak./ Opinion.al E.Xh

Pas