-U tha në Opinion

Zogaj: Komunizmi pushkatoi dajën e babait, e la varur tre ditë në Lezhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:18 - 30/06/21 |
Opi Nion

Shkrimtari Preç Zogaj ka treguar detaje nga marrëdhënia e familjes së tij me sistemin komunist.

Zogaj tregoi në emisionin “Opinion” se dy dajat e babait të tij janë pushkatuar nga sistemi komunist, ndërsa një kushëri i tij u shpall kulak, gjë e cila e pengonte atë të studionte apo të merrte një vend pune në atë  kohë.

Ai tha se një nga dajat e pushkatuar të babait u la i varur tre ditë në Lezhë, ndërsa tjetri u zhduk në lumë dhe ende nuk i janë gjetur eshtrat.

“Kisha njollë në biografi. Unë kisha dy dajët e babait tim të pushkatuar nga komunizmi në vitin ’46. Njëri prej tyre është lënë i varur tre ditë ne Lezhë. Gjin Jaku quhet, ndërsa tjetri është zhdukur në lumin Zme dhe eshtrat  e tij nuk janë gjendur akoma, Ky është dhe një pengu im që ende nuk i kam gjetur. Janë në listën e personave të zhdukur që ka dhe instituti i të përndjekurve politik. E dyta kishte lidhje me familjen time, ne ishim ish-pronarë toke. Një kushëri i imi që ishte dhe kryefamiljarë i shtëpisë, nuk deshi të hynte në kooperativë meqë në atë kohë thuhej se është vullnetare. Atë ë shpallën 27 vite kulak.”-tha Zogaj./ Opinion.al

Pas