Spikerja shqiptare e ‘Zjarr Tv’ që jep lajmet topless, Greta Hoxha ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Ola Proti Fora (Të gjitha për herë të parë) në televizionin grek Antena.
Ajo arsyetoi pse del pothuajse nudo në ekran duke shpjeguar se kjo është një shfaqje ndryshe nga televizionet e tjera shqiptare.
Greta thekson se kjo mënyrë nuk pranohet lehtë nga publiku shqiptar, pasi siç ajo pohon, njerëzit në Shqipëri janë shumë konservatorë. Megjithatë, televizioni ka një audiencë të madhe, thotë spikerja shqiptare.