Një zjarr masiv ka përfshirë sot një punishte të riciklimit të mbetjeve spitalore në Arbanë të Tiranës.
Zjarri ra rreth orës 5 të mëngjesit dhe me angazhimin e gjithë mjeteve zjarrfikëse të Tiranes u vu nën kontroll pas 2 orësh. Nga zjarri pati dëme të shumta materiale por asnjë të lënduar. Ndërkohë ekspertët po punojnë për identifikimin e shkakut.