27 persona kanë humbur jetën pasi një zjarri përfshiu një klinikë në Japoni. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit Osaka. Hetuesit deri më tani mendojnë se zjarri është i qëllimshëm.
Viktimat kanë kaluar “arrest kardiopulmonar”, një term i përdorur në raportet paraprake përpara se një vdekje të konfirmohet zyrtarisht.
Në regjistrimet e kamerave të sigurisë shihet dritaret e nxira pasi zjarrfikësit shuan flakët në katin e katërt të ndërtesës.
Në 2019, Japonia kaloi një nga tragjeditë më të rënda që pas Luftës së Dytë Botërore, pasi një burrë i vuri zjarrin një ndërtese në Kioto duke shkaktuar vdekjen e 36 njerëzve.