Një banesë në fshatin Gajush, në rrugën e Burgut, është përfshirë nga flakët, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Mësohet se banesa është në pronësi të Pjetër Gjonajt dhe në momentin e zjarrit brenda shtëpisë kanë qenë çifti i bashkëshortëve të moshuar dhe një fëmijë.
Si pasojë e zjarrit, ata kanë pësuar probleme shëndetësorë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë për të lokalizuar dhe shuar flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.