Një person është proceduar penalisht lidhur me zjarrin që ka përfshirë ullishten e fshatit Zhejë të Krujës.
I proceduari, A.T., 45 vjeçe, banues në fshatin Zhejë, akuzohet për shkatërrim prone nga pakujdesia.
Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi në fshatin Zhejë , ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur ullishte në kodrën e fshatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin./ Opinion.al