Ministria e Shëndetësisë reagoi pas një zjarri që regjistrua rreth mëngjesin e sotëm në urgjencën e re të QSUT-së në Tiranë.
Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria thekson se situata është normalizuar dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”, sqaron Ministria./Opinion.al