Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit në spitalin Covid në Tetovë.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë përcjell përqafime vëllazërore për të gjithë komunitetin tetovar dhe mbarë popullin maqedonas.
“MIRËMËNGJES dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, shkruan Rama./Opinion.al