Dy adoleshent kanë shkuar ditën e sotme para gjykatës, si të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme, në zonën pyjore të bregdetit të Korsisë.
Dy djemtë u kapën të mërkurën nga policia, sepse dyshohej që ata ishin fajtor edhe për flakët në Carro, në perëndim të Marseiës. Atje u dogjën 150 hektarë toke.
Autoritetet deklaruan se nuk ka më rrezik në pjesën juglindore të Francës pasi flakët janë nën kontrollin e zjarrëfiksëve. Ta deklruan se gjithsej janë djegur mbi 7000 hektarë tokë, duke shkatërruar dhe shumë shtëpi e biznese.
Shkaqet e zjarrvënies nuk janë ende të qarta. Por autoritetet përkatëse kanë deklarur se adoleshentët do të përballen me akuza për vjedhje, përveç zjarrvënies së qëllimshme, duke u dënuar me 15 vjet burg.