Rreth 40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar sot për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo.
Mbrëmjen e djeshme është ndërhyrë edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë.
“Përpara ligjit çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor.
Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi paralajmëron se përpara ligjit do të vendoset çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor.
“Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare” shkruan Peleshi në një postim në facebook.