Aktualitet

Zjarri në Pogradec, nënkryetari i Bashkisë: Do strehojmë njerëzit e prekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:28 - 28/12/19 |
Al Do

Kati i pestë i një pallati lagjen numër 1 të qytetit të Porgadecit është përfshirë nga flakët.

Nga pamjet e siguruara duket se zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të katiti të fundit të një pallati të vjetër i cili ndodhet në zonën përballë kishës. Dy apartamente mësohet se janë djegur plotësisht nga flakët të cilat ende nuk dihet se nga janë shkaktuar.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë evakuuar banorët por një punonjës i tyre ka mbetur i lënduar gjatë tentativave për të shuar flakët.

Ndërkohë, nënkryetari i bashkisë së  Pogradecit, Paskalino Ziko, është shprehur se Bashkia do marrë masa për të strehuar qytetarët të cilët kanë mbetur pa banesa për shkak të zjarrit.

“Janë thirrur zjarrfikës nga qytete të tjera të afërta si nga Përrenjasi, Maliqi, Korça dhe Pogradeci. Bashkia do të marrë masa për të strehuar njerëzit”, tha Ziko./Opinion.al

Pas