Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se një helikopter “Cougar” ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Peleshi u bën thirrje qytetarëve që të njoftojnë autoritete në rastë se konstatojnë vatra zjarri.
Postimi i Pleshit
Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan. Në këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, u bëjmë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha!