Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë.
Peleshi thotë se situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve.
Ministri deklaron se deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.