Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, Meta:Merrni masa, të ndërpriten pagesat e inceneratorëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:12 - 13/07/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje qeverisë dhe autoriteteve që të marrin masa për shuar zjarrin në Malin e Çikës në Vlorë, i cili po përhapet me shpejtësi drejt fshatit Dhërmi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se qeverisa të ndërpresë pagesat për kompanitë të inceneratorëve dhe të jap fonde për mbrojtjen e vendit nga zjarri.

Meta thotë se është kriminale që autoritetet nuk kanë mësuar nga situatat që kanë ndodhur ndër vite me zjarret në vendin tonë.

Reagimi i Metës

TË NDËRPRITEN URGJENTISHT PAGESAT FIKTIVE PËR INCENERATORËT DHE TË SHTOHET FONDI PËR MBROJTJEN NGA ZJARRET!

Për tre ditë me rradhë vatrat e zjarrit në Malin e Çikës në Vlorë po shkatërrojnë hektarë pyje, pasuri publike.

Siç dëshmon dhe kjo foto e fundit, flakët po përparojnë me shpejtësi drejt fshatit turistik të Dhërmiut, të tejmbushur me turistë, duke kërcënuar gjithashtu Kondraqin dhe Borshin.

Për fat të keq, Qeveria që paguan çdo ditë mijëra euro për mafien e inceneratorëve, vijon të mos shpenzojë as 1 cent për të shtuar fondin për mbrojtjen nga zjarret.

Lënia në mëshirë të fatit të pasurisë natyrore dhe moskokëçarja përballë kërcënimit serioz të shëndetit, jetës dhe pronës së qytetarëve është tronditëse!

I bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse qendrore dhe vendore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile të ngrihen në këmbë, të marrin në dorë situatën dhe të reagojnë me urgjencë!

E konsideroj kriminale mosnxjerrjen e mësimeve nga e kaluara dhe mosveprimin në kohë në lidhje me zjarret!

Pas