Aktualitet

Video/ Zjarri në Malin e Çikës, flakët përparojnë drejt fshatit Dhërmi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 13/07/22 |
Opi Nion

Vijon të përhapen zjarri në Malin e Çikës. Siç shihet dhe nga pamjet të siguruara nga Opinion.al zjarri është shumë pranë banesave të fshatit Dhërmi. Mësohet se zjarri është aktiv prej dy ditësh, ndërsa i ndihmuar dhe nga era është përhapur me shpejtësi.

Drejt zonës janë nisur zjarrfikës të Himarës, por nuk ka pasur ende asnjë rezultat në fikjen e flakëve. Ndërkohë janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh me shkurre. Deri më tani autoritetet ende nuk kanë shtuar forcat zjarrëfikse për të vënë nën kontroll flakët./ Opinion.al

 

Pas