2 makina të cilat ndodheshin në magazinën e një 26-vjeçari me inicialet I. H., janë djegur në orët e para të mëngjesit në Elbasan.
Sipas raportimeve ngjarja dyshohet se ka qenë e qëllimshme, ndërsa policia thotë se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i ri, Elbasan, ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Kongresi” ,Elbasan. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 automjete.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.