Vazhdon që të jetë ende aktiv zjarri, në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë.
Ndërkohë që është bërë me dije se brenda godinës ka mbetur një 33-vjeçar dhe ende nuk është nxjerrë nga aty. Në gjendje të rëndë psikologjike babai i 33-vjeçarit i cili ndodhet në vendngjarje ka folur për mediat.
Ai shprehet se ka dy ditë që është duke kërkuar djalin e tij, teksa tregon edhe momentin kur e ka takuar për herë të fundit.
“Nuk i pret kush mediat, por i përzini. Kam dy ditë që kërkoj djalin. Çfarë po bëni, është kompani zjarrfikëses apo çfarë është. Dje para punës së tij e kam takuar për herë të fundit.”- është shprehur ai.
Ndërkohë që familjarët e Arjan Salajt kanë akuzuar forcat zjarrfikëse per mungesë të mjeteve./Opinion.al