Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy efektivët e Komisariatit nr.5, ku si shkak i flakëve në qelitë e paraburgimit humbi jetën një 26-vjeçar.
Gjykata la në fuqi masën “Arrest me burg” për efektivin Hajredin Boja, i cili tentoi të shpëtonte të riun që i vuri flakën dyshekut si dhe inspektorin Fatmir Isufi.
Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre, pas ankinimit të vendimit të Gjykatës së Tiranës nga inspektori Fatmir Isufi.
Dy oficerët e sigurisë u arrestuan për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mosdhënia e ndihmës”, pasi dyshohet se nuk kanë kryer kontrollin për mjetet ndezëse për 4 të paraburgosurit.
Si pasojë e flakëve në ambientet e Komisariatit nr.5 ndërroi jetë në spital Arben Mici, i cili dyshohet se i vuri zjarrin me çakmak dhomës ku po qëndronte, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.