Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarri në komisariat/Të arrestuarit tentuan arratisjen,efektivët u lejuan çakmakë

2022/03/27 at 1:56 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet shkaku i zjarrit në Komisariatin e Policisë, arrestohen 2 policë

Grupi hetimor qe është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në Komisariatin Nr.5 ku humbi jetën 26-vjeçari Arben Mici, kanë ngritur dyshimet e forta se të paraburgosurit kanë tentuar të krijojnë kaos duke i vënë flakën ambienteve të qelisë me qëllim arratisjen.


Këto pamje i përkasin qelive të paraburgimit të Komisariatit Nr.5 ku mbrëmjen e të shtunës humbi jetën 26-vjeçari Arben Mici dhe u plagosën i pandehuri Dilaver Idrizi dhe efektivi i policisë Hajredin Boja, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Për policinë, zjarri dyshohet të jetë vendosur fillimisht nga Arben Mici, në bashkëpunim me Dilaver Idrizin, me qëllim arratisjen nga paraburgimi. Ata ndodheshin në qeli të ndara ngjitur me njëra-tjetrën por kjo nuk i ka penguar të thurin planin, ndërsa situata u doli nga kontrolli kur flakët u përhapen me shpejtësi.

Në këtë moment efektivi Hajredin Boja ka vrapuar dhe ka hapur derën dhe ka tentuar të nxjerrë Micin nga qelia, por 26-vjeçari i ka shpëtuar nga duart dhe është futur në tualetin e dhomës. Më pas kanë mbërritur edhe punonjës të tjerë, por për shkak të tymit dhe flakëve, ndërhyrja ka qenë e pamundur.

Forcat zjarrfikëse kanë gjetur të mbyllur 26-vjeçarin në tualet në gjendje të rëndë, të asfiksuar dhe me plagë në trup, i cili ndërroi jetë më pas në spital.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, janë duke punuar policia, prokuroria, zjarrfikësit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Dy inspektorë policie janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Ata kishin për detyrë të mbikëqyrnin ambientet e paraburgimit.

Në pranga janë vënë Fatmir Isufi dhe i plagosuri Hajredin Boja me detyrë oficer sigurie në dhomat e paraburgimit të personave të ndaluar.

Ndërsa nën hetim janë vënë inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi dhe komisar Ylli Çollaku. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe mos dhënie të ndihmës. Nga verifikimet ka rezultuar se punonjësit e policisë me veprimet dhe mos veprimet nga pakujdesia apo në kundërshtim me procedurat e shoqërimit të personave, kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga dy të paraburgosurit, viktima Arben Mici dhe i plagosuri Dilaver Idrizi.

Ky i fundit u arrestua pasi hodhi bashkëjetuesen nga kati i tretë i një pallati në zonën e Babrusë, ndërsa viktima u ndalua për ushtrim dhune ndaj nënës së tij./Klan News



Ju sugjerojmë

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës
Rajoni

Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor, 2025 6:18 pm
Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit
Aktualitet

Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

25 Nëntor, 2025 5:52 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

25 Nëntor, 2025 5:18 pm
Ngrica në aksin Vithkuq-Panarit, Bashkia Korçë në terren për pastrimin e borës
Aktualitet

Ngrica në aksin Vithkuq-Panarit, Bashkia Korçë në terren për pastrimin e borës

25 Nëntor, 2025 4:11 pm
Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person në dijeni
Aktualitet

Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person në dijeni

25 Nëntor, 2025 3:56 pm
Para
Nxënësi me aftësi të kufizuara u përjashtua,pezullohet drejtori i zyrës Arsimore

Nxënësi me aftësi të kufizuara u përjashtua,pezullohet drejtori i zyrës Arsimore

“Do ngrihemi në protesta të mëdha”, Berisha: Unë i pari kam kërkuar ndjesë dhe…

"Do ngrihemi në protesta të mëdha", Berisha: Unë i pari kam kërkuar ndjesë dhe...

“E dorëzuan vajzën e tyre me duart e tyre”, nëna: Ma akuzojnë djalin për rrëmbim

“E dorëzuan vajzën e tyre me duart e tyre", nëna: Ma akuzojnë djalin për rrëmbim
















TE FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
25 Nëntor, 2025

Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së...

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
25 Nëntor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe është...

Lexo më shumë

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
25 Nëntor, 2025

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës, ëshë...

Lexo më shumë

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
25 Nëntor, 2025

Shefi i sigurisë së Ukrainës thotë se shpreson të organizojë një vizitë të Presidentit Volodymyr Zelensky në SHBA "në datën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com