Kronikë

Zjarri në komisariat, indinjatë në gazetarët e kronikës: Fundjava pa shtet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:33 - 27/03/22 |
Opi Nion

Vdekja e një 26-vjeçari pas zjarrit në ambjentet e komisariatit nr 5 në Kamzë, ka shkaktuar reagimin e gazetarëve që mbulojnë çështjet e kornikës.

Jo vetëm për faktin që ky i ri, mbahej në ambjente ku përgjegjës janë institucione shtetërore, por edhe pse prej tyre deri më tani nuk ka patur asnjë reagim mbi ngjarjen. Veç një komunikate të thatë policie, pa shumë detaje.

Gazetarët Klodiana Lala dhe Armand Bajrami  kanë reaguar lidhur me ngjarjen, ndërsa e cilësojnë të tuprshme mugesën e reagimeve.

“Një i ri vdiq nga zjarri në komisariat. Asnje reagim. Zero. Turpi ju mbuloftë”, shkruan Lala në një qëndrim të shkurtër në Facebook.

“Nje 26-vjecar nderron jete nga asfiksia ne ambjentet e Komisariatit nr.5 dhe ende asnje zyrtar policie nuk ka dhene doreheqjen! Rende e me rende po shkon ceshtja! Polici qe te vret me plumb pas shpine dhe te djeg ne qelite e izolimit Si ne rastin e Klodian Rashes fajin do bejme cmos tja lene viktimes.
Pergjegjesit ne burg, kupola ne shtepi”, shkroi gazetarja në një qëndrim të mëparshëm !

Ndërkohë gazetari Armand Bajrami, ndalet pak më gjatë teksa e cilëson ngjarjen etalon të dështimit të Policisë së Shtetit.

“Nje 26 vjeçar humbi jeten per shkak te nje zjarri ne qelite e paraburgimit te Komisariatit te Policise ne Kamez. Rasti eshte etalon i deshtimit te Policise se Shtetit ne detyren e pare qe i ngarkon ligji, mbrojten e jetes dhe shendetit.  Imagjinoni pak, nuk mbrojti dot jo nje qytetar mbrapa Dajtit, por nje qe e kishte brenda ne komisariat.

Nga ana tjeter, ngjarja, aksidentale a jo, e qellimshme a jo, nuk ishte shperthim gazi, as eksplozivi C4, shpejtesia e te cilit s’do te linte kohe reagimi. Permasat e saj nuk mund te relativizohen (as kur autori i zjarrvenies mund te jete vete i ndjeri). Por ne funksion te saj, mendoj se kjo fundjave ishte jo pa makina, por pa shtet. Asnje dalje publike, asnje ndjese familjes (as tweet apo post ne FB), asnje garanci per familjaret e te tjere te shoqeruarve dhomave te komisariateve. Vetem nje njoftim i Agjencise se Mbikqyrjes Policore, qe policet e arrestuar dhe proceduar i kishte “te dyshuar”, ndersa 26 vjecarin dhe nje tjeter te arrestuar te “shpallur” si shkaktare te ngjarjes (pa u mbyllur hetimi ende). Policia e Tiranes nuk dha as orarin kur ndodhi ngjarja. Ministri i Brendshem (nese nuk po inspektonte cmimet e ndonje marketi inferior) s’e prishi te dielen.

Drejtori i Pergjithshem i Policise jo e jo. Fundja, sikur eshte hera e pare qe Policia e Shtetit vret qytetare direkt, apo indirekt.  Shefin e Komisariatit ku ndodhi ngjarja nuk e pret njeri, pa merak. Ku ka me shefa komisariatesh qe dalin para kameres…Gjithsesi, gjate ketij muaji (fatmiresisht) eshte shenuar vetem nje ngjarje kriminale me viktima (vrasja e dy grave ne Proger te Devollit). Se shpejti, besoj se do kemi dalje publike (mundesisht me regji qendrore) per te shpalosur suksesin policor te ketij muaji ne parandalimin e ngjarjeve kriminale”, shprehet gazetari./Opinion.al

 

Pas