Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarri në Komisariat, Avokati i Popullit: Të merren masa të menjëhershme për…

2022/03/27 at 8:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarri në Komisariat, Avokati i Popullit: Të merren masa të menjëhershme për…

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në ambientet e Komisariatit nr.5 në Tiranë, ku pas zjarrit të rënë humbi jetën një person i ndaluar nga policia e u lëndua një tjetër i arrestuar dhe një efektiv ka reaguar Avokati i Popullit.

Teksa u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe shërim të shpejtë shtetasve të dëmtuar, institucioni i Avokatit të Popullit, sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme për përmirësimin e kushteve pranë njësive policore.

Në reagim ndër të tjera thuhet: “Në rekomandimin më të fundit të Avokatit të Popullit për Komisariatin nr. 5 të Policisë së Tiranës, i dërguar në qershor 2021, i është mëshuar pikërisht nevojës për plotësimin e kushteve normale në këto ambiente, për parandalimin e ngjarjeve analoge me këtë të mbrëmjes së sotme, e cila fatkeqësisht në këtë rast rezultoi fatale”.

 Reagimi i Avokatit të Popullit

AVOKATI I POPULLIT SHPREH PIKËLLIMIN PËR HUMBJEN E JETËS NGA ZJARRI TË NJË TË NDALUARI DHE BËN THIRRJE PËR PËRMIRËSIM TË KUSHTEVE TË PARABURGIMIT

Nga informacionet e marra, mësohet se si pasojë e një zjarri me origjinë të paqartë në Komisariatin nr.5 në Tiranë, kanë pësuar dëmtime shtetasit e ndaluar A. M., D. I., si dhe punonjësi i policisë H. B.

Sikurse është bërë e ditur nga njoftimet zyrtare, shtetasi A. M., i cili ishte person i ndaluar në mjediset e këtij komisariati, ka ndërruar jetë në spital.

Avokati i Popullit u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe shërim të shpejtë shtetasve të dëmtuar.

Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë njësive policore në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombetarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare.

Në rekomandimin më tē fundit të Avokatit të Popullit për Komisariatin nr. 5 të Policisë së Tiranës, i dërguar në qershor 2021, i është mëshuar pikërisht nevojës për plotësimin e kushteve normale në këto ambiente, për parandalimin e ngjarjeve analoge me këtë të mbrëmjes së sotme, e cila fatkeqësisht në këtë rast rezultoi fatale.

Më specifikisht Avokati i Popullit ka rekomanduar masa mbi ndërtimin e ambienteve të sigurisë, mjediseve të veçanta për të miturit, pajisjen me orendi bazë, pajisjen me sistem ngrohjeje për stinën e ftohtë, pajisjen me sistemin e sinjalizimit me zile për raste emergjente, pajisjen me sistemin e monitorimit me kamera, si dhe kushte të tjera. Rekomandimi i plotë gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit nënvizon që rekomandimet e përpiluara prej tij drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar, nuk kanë qëllim tjetër përveçse përputhjen e standardeve faktike me angazhimet e marra nga shteti shqiptar në raport me grarantimin e të drejtave të njeriut, përfshirë këtu ato të qytetarëve që vuajnë dënime në institucione penitenciare apo janë të ndaluar në njësi policore./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Para
“Çfarë po bën NATO? Po drejtohet nga Rusia?”, Thirrja e Zelensky për perëndimin

"Çfarë po bën NATO? Po drejtohet nga Rusia?", Thirrja e Zelensky për perëndimin

Ukraina eksporton drithëra me tren në Evropë, mund të lëvizë deri në 600,000 ton

Ukraina eksporton drithëra me tren në Evropë, mund të lëvizë deri në 600,000 ton

Zbulohet shkaku i zjarrit në Komisariatin e Policisë, arrestohen 2 policë

Zbulohet shkaku i zjarrit në Komisariatin e Policisë, arrestohen 2 policë

TE FUNDIT

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
8 Qershor, 2025

Janë sekustruar gjatë një operacioni në Kapshticë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Lënda narkotike u zhulua pas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com