Bota

Zjarri në katedralen e Notre-Dame, Macron shpall emergjencën kombëtare


               Publikuar në : 22:42 - 15/04/19 |
Opi Nion

Pas zjarrit masiv që përfshiu ditën e sotme  në katedralen e Notre-Dame në Parisë, ka bërë që Presidenti Emmanuel Macron të shpall emergjencën kombëtare.

Me herët, zëdhënësi i katedrales Andre Finot, është shprehur se “Po digjet gjithçka dhe nuk do mbetet asgjë në strukturën prej druri”.

Zjarri shkaktoi shembjen e çatisë dhe bashkë me të dhe majën simbol të qytetit. Dyshimet e para për shkaktimin e zjarrit është restaurimi që po zhvillohej në katedralen e Notre-Dame.

Po ashtu, nënsekretari i brendshëm francez, Laurent Nunez është shprehur se katedralja e Notre-Dame ka pësuar dëme të rënda.

“Nuk jemi të sigurt që mund ta shpëtojmë”

Ndërkohë, mijëra njerëz janë mbledhur nëpër rrugët rreth katedrales, duke vëzhguar flakët në heshtje. Disa të tjerë janë filmuar duke qarë.

Katedralja mesjetare përfundoi së ndërtuari në shekullin e 13-të dhe sot, konsiderohet po aq kryevepër arkitekture, sa edhe një simbol fetar. E vendosur në Île de la Cité, një ishull i vogël në mes të qytetit, katedralja është një nga objektet më të njohura turistike të Parisit dhe tërheq rreth 13 milionë vizitorë në vit./ Opinion.al E.Xh.

Pas