Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarri në Karaburun, Peleshi: Kritike mbetet kufiri me Parkun e Llogarasë

2021/08/07 at 12:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarri në Karaburun, Peleshi: Kritike mbetet kufiri me Parkun e Llogarasë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaron se pika më kritike në Karaburun mbetet kufiri me Parkun e Llogarasë, pasi zjarrin po vijon të përhapet me shpejtësi.

Në një intervistë për Klan News, Peleshi u shpreh se po punohet me kapacitet të plotë për të vënë flakët nën kontroll dhe në terren ndodhet dhe helikopteri nga Holanda.

Ndërkohë sipas tij zjarret janë të qëllimshëm dhe po punohet për zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Niko Peleshi: Pika më e rrezikshme në gadishullin e Karaburunit mbetet kufiri me Parkun e Llogarasë. Sot kemi lajmin më të mirë të këtyre ditëve, në majën e Karaburunit, në lartësinë 1350 metra, aty ku fillon Parku i Llogarasë dhe ne kemi patur përqendrimin e madh të trupave dhe të punës me mjetet ajrore, thuajse nuk ka asnjë vatër. Për momentin kemi 0 vatra, por gjithnjë lindin në mënyrë të papritur. Kemi një dyshim të fortë për zjarrvënie të qëllimshme.

Deri para një ore zjarri ka qenë shumë i egër dhe deri tani jemi optimistë që do ta eleminojmë. Kemi bërë fluturime me helikopterin Chinook të marrë si kontribut i shtetit holandez. Mbi 150 mijë litra ujë është hedhur mbi këtë vatër. Ka ende punë, por është e menaxhueshme për momentin.

Në mesnatë ka shpërthyer një vatër e re, e rrezikshme për shkak të popullimit të zonës. Bëhet fjalë për gjirin e Gramës, ku ka edhe turistë. Prefekti është koordinuar me Policinë e Shtetit, janë larguar turistët duke i mbajtur larg rrezikut për jetën. Mbetet për t’u menaxhuar edhe nga ajri sepse nga toka është e pamundur, por kemi mjete të fuqishme dhe e lamë si spot të dytë për të ndërhyrë sepse është një gji i izoluar dhe larg rrezikut për të kërcënuar Parkun e Llogarasë.

Numri i vatrave në të gjithë vendin është shumë dinamik pasi çdo 2-3 orë kemi lajmërim për një vatër të re. Një vatër që është aktivizuar në Cakran të Fierit është më afër banesave, por kemi dërguar helikopterin që ka ardhur si kontribut nga Çekia dhe kemi ndërhyrë në kohë.

Në Kukës është dita e tretë që punojmë nga ajri dhe toka, e kemi shmangur rrezikun nga banesat dhe besoj kështu do të jetë deri në fund, por vatra vazhdon të jetë ende aktive dhe e kemi mbështetur me Forcat e Armatosura nga ajri dhe toka.

Marrëveshja fillestare me palën holandeze është për të qenë këtu për rreth dy javë, natyrisht nëse do të jetë e nevojshme. Mesa duket, jemi akoma larg fundit të këtij sezoni të nxehtë dhe çmendurisë së piromanëve, kështu që në këto dy javë do të bëjmë më të mirën dhe do të marrim maksimumin e kontributit të tyre, por padyshim nëse do të ketë nevojë, jam i bindur që nuk do të mungojnë dëshira dhe vullneti për ta zgjatur këtë kohë të bashkëpunimit.

Ndërkohë, drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako u shpreh se ka mjaftueshëm forca që janë aktivizuar në operacionin ndaj vatrave të zjarrit në rang vendor.

“Mbi 2500 forca të strukturave të njësive vendore dhe mbi 600 Forca të Armatosura mbështesin veprimtarinë e tyre që po veprojnë aktualisht në të gjithë vendin”, u shpreh Çako./Klan News

Etiketa: niko peleshizjarri

Ju sugjerojmë

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit
Kryesore

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit

14 Janar, 2026 5:30 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Çfarë veprimesh mund të marrë SHBA në Iran?

14 Janar, 2026 5:21 pm
Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore
Bota

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore

14 Janar, 2026 3:50 pm
Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori
Bota

Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori

14 Janar, 2026 3:48 pm
Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme
Bota

Trump: SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, çdo gjë tjetër është e papranueshme

14 Janar, 2026 3:43 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

14 Janar, 2026 3:32 pm
Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike
Kryesore

Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit ka qëllime politike

14 Janar, 2026 3:23 pm
Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para
Kryesore

Rama: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

14 Janar, 2026 1:26 pm
Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin
Bota

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

14 Janar, 2026 12:01 pm
U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin
Kronikë

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

14 Janar, 2026 11:51 am
Para
Sherr me sëpata mes kushërinjve në Belsh, transportohen të dy në spital

39-vjeçari dhunon dhe rrëmben ish-bashkëshorten në Tiranë

Arrestohen 11 drejtues mjetesh, vendosen 1762 gjoba gjatë 24 orëve

Arrestohen 11 drejtues mjetesh, vendosen 1762 gjoba gjatë 24 orëve

Rriten rastet me COVID, rikthehen masat kufizuese në Tetovë

Rriten rastet me COVID, rikthehen masat kufizuese në Tetovë

TE FUNDIT

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit

Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, vendos orën e protestës së 24 janarit
14 Janar, 2026

Protesta kombëtare e 24 Janarit, e thirrur nga Partia Demorkatike do të zhvillohet në orën 17:00. Mësohet se ora e...

Lexo më shumë

Çfarë veprimesh mund të marrë SHBA në Iran?

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
14 Janar, 2026

Në qershor, Donald Trump luajti në mënyrë të sigurt. Deklaratat e tij rreth një dialogu të mundshëm me Iranin kishin dhënë iluzionin...

Lexo më shumë

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca/ Më shumë vdekje sesa lindje që nga Lufta e Dytë Botërore
14 Janar, 2026

Franca ka regjistruar për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore më shumë vdekje sesa lindje...

Lexo më shumë

Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori

Venezuela “godet” mafien shqiptare, ministri: Operojnë nga Ekuadori
14 Janar, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabello, ka njoftuar sekuestrimin e një ngarkese masive prej 6.850 kilogramësh drogë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com