Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me zjarrin që ka përfshirë ditën e sotme fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një video nga zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve, krahas së cilës shkruan me ironi “djegësi i Edi Ramës në Vlorë. Turizmi i plehut”.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, por deri më tani autoritete nuk kanë ndaluar asnjë person.
Fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është përfshirë edhe më herët nga zjarri dhe për këtë çështje ka patur dhe një hetim nga drejtësia.