Kronikë

Zjarri në Astir/ Dyshohet se objektivi ishte makina e pronarit të pallatit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:14 - 21/06/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me zjarrin që përfshiu garazhin e një pallati në orët e para të mëngjesit në Astir, ku u lënduan tetë persona dhe u dogjën katër makina.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se objektivi i autorëve mund të ketë qenë pikërisht makina në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj.

Ky i fundit është dhe pronari i pallatit. Sino Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar disa herë. Shkak i kësaj ngjarje dyshohen të jenë konfliktet e familjes Llanaj.

Mësohet se në vendngjarje janë thirrur gjithashtu edhe ekspertë antieksplozivë të Reneas për të verifikuar nëse mjetit tip Range Rover ku ka nis edhe fillimisht zjarri, i është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse.

Pas