Tetë persona të lënduar dhe katër makina të djegura është bilanci i zjarrit që përfshiu garazhin e një pallati në Astir në orët e para të mëngjesit.
Personat e lënduar pasi kanë marrë ndihmën mjekësorë janë larguar nga spitali. Sipas ekspertizës paraprake, dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht në një prej makinave në garazhin e pallatit.
Sipas policisë zjarri ka shpërthyer në garazhin e pallatit në , në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”.