Vijon të përkeqësohet situata nga zjarret në Greqi. Lidhur për këtë situatë ka reaguar kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili tha se situata është kritike.
“Ne po përballemi me një situatë jashtëzakonisht kritike në vendin tonë, siç është, për fat të keq, në shumë vende të tjera. Pas 10 ditësh të vështira me temperatura të larta ne jemi të thirrur për të menaxhuar dhjetëra zjarre në pyje në të njëjtën kohë. Tre prej tyre, në Atikë, Evia dhe Ilia, janë me madhësi dhe intensitet të madh”,- tha Mitsotakis në një deklaratë mbrëmjen e sotme.
Mitsotakis theksoi se përparësia është gjithmonë mbrojtja e jetës njerëzore. “Tjetra është mbrojtja e pronës, mjedisit natyror dhe infrastrukturës kritike. “Fatkeqësisht, në këto rrethana, arritja e të gjitha këtyre qëllimeve në të njëjtën kohë është thjesht e pamundur,” tha Mitsotakis./ Opinion.al