Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarrfikësit e Korçës punojnë në kushte skandaloze,makinat s’kanë kolaudim

2021/03/31 at 9:12 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarrfikësit e Korçës punojnë në kushte skandaloze,makinat s’kanë kolaudim

Emisioni “Stop” ka udhëtuar sot drejt Korçës për një problematikë që vjen nga zjarrfikësit e këtij qyteti.  Punonjësit e stacionit të zjarrfikëses kanë denoncuar faktin, që nuk marrin pagesat që ju takojnë.


Kastriot Ahmeti, me pozicion pune shofer zjarrfikës, tregon se e ka shumë të vështirë të punojë  pasi makinat janë shumë të vjetra dhe nuk ndizen. Po ashtu ai tregon se makinat nuk kanë kolaudim dhe siguracione dhe çfarëdo lloj gjëje, që ndodh me automjetet i paguajnë shoferët.

“Jam pjesëtar i forcave zjarrfikëse në qytetin e Korçës prej 21 vitesh. Mos të themi për kushtet që jetojmë, mjetet me të cilat lëvizim që janë në kushte skandaloze. Unë jam shofer, me to mund të rrezikohesh çdo minutë. Nuk na ndizen“, tha Ahmeti.

Të njëjtat probleme tregon edhe Emir Mero.  “Jam shofer zjarrfikësit, makinat nuk kanë siguracion, nuk kanë kolaudim. Nëse bëj një aksident, unë makinën e paguaj nga xhepi. Ne punojmë në kushte… Ne kemi ngritur këto kërkesa“, ka thënë Mero.

Për problematikën e sektorit, u drejtuam tek drejtori i MZSH Korçë, i cili pranon se makinat janë të vjetra dhe ai e ka ngritur zërin, por shton se nuk e dëgjon njeri.

Gazetarja: A janë me siguracione makinat?

Drejtori: Po, një pjesë janë me siguracion, të tjerat s’janë me siguracion, sepse nuk janë në sistem.

Gazetarja: Në cilin sistem?

Drejtori: Në drejtorinë rajonale të shfrytëzimit të mjeteve. Ato kanë qenë me targa policie dhe nuk janë në sistem. Tërë makinat janë në sistem. Ato kanë që nga Ministria e Brendshme.

Kemi bërë demarshe, për t’i regjistruar, ata nuk na i regjistrojnë. Nuk janë në sistem, janë shumë të vjetra makinat. S’diskutohet dhe neve jemi në siklet. Unë kam 30 vjet në këtë shërbim. Edhe neve e dimë këtë.

Gazetarja: Aq më keq, që e dini, sesi i keni kushtet, gjërat dhe nuk ngrini zërin.

Drejtori: Po e kemi ngritur zërin neve.

Gazetarja: Kërko makina të tjera!

Drejtori: Po kam kërkuar të regjistrojnë, makina të tjera të blejnë, s’po na vijnë.

Shefi i repartit: Ka automjete nga këta, që kanë ardhur dhe dokumentacionet kanë mbetur. Tani se për faj të kujt…

Gazetarja: Si kanë mbetur?

Shefi: Kanë mbetur nëpër dogana, se janë donacione më shumë.

Gazetarja: Keni bashki, keni hierarki.

Drejtori: Në rregull dhe unë ua kam bërë prezent. E dinë ata. Si do bëjmë? Ngrenë duart. S’ka zgjidhje? S’ka zgjidhje.

Gazetarja: Kush ju thotë, që ngrenë duart?

Drejtori: Po ngrenë duart. S’ka zgjidhje.

Gazetarja: Në qoftë se ty nuk t’i regjistrojnë dhe nuk figurojnë në sistem, ke një institucion, ku duhet të drejtohesh. Nuk kam automjete.

Drejtori: Po pra! Kam trokitur dhe këto automjete janë. Vazhdoni siç kini qenë! S’ka fonde.

Gazetarja: Kush s’ka fonde?

Drejtori: S’kanë fonde ata, që na mbështetin.

Gazetarja: S’ka fonde bashkia?

Drejtori: I kemi thënë si do bëjmë? Kemi disa probleme të tjera.

Bledar Bajrami, kryetar i sindikatës së zjarrfikësve shprehet se kushtet janë skandaloze, veshjet që duhet t’i siguronin bashkitë punonjësit i blejnë vetë. “Kushtet nuk plotësohen nga bashkitë, bashkia është direkt punëdhënësi. Po flasim për kushtet skandaloze që jetojnë zjarrfikësit“, është shprehur ai.

Ai kërkon nga shteti që të investojë për zjarrfikësit, pasi nuk i kërkojnë për vete por për t’iu ardhur në ndihmë sa më mirë qytetarëve./ Burimi: Tv Klan

Etiketa: korcezjarrfikesit


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Studenti i ve flakën vetes: Macron të mbajë përgjegjësi për vdekjen time

Franca ashpërson masat kundër koronavirusit

EMA: AstraZeneca nuk bart rrezik specifik

EMA: AstraZeneca nuk bart rrezik specifik
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com