Aktualitet

Zjarret, Rama: Ata që plagosin trupin e atdheut, të kalben në burg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 03/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ndodhet në aktivitetin që po zhvillohet në bazën ajrore në Farkë, lidhur me menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se zjarret vunë në vështirësi shumë vende, teksa thesoi se duhet të modernizojmë mbrojtjen civile.

Më tej ai dha një mesazh edhe për zjarrëvenësit për të cilët tha: “Plagosin trupin e atdheut. Hedhin në erë përkushtimin e njerëzve. Një e mirë është që Policia e Shtetit ka çuar prapa hekurave një numër barbarësh që s’meritojnë të jenë të lirë mes qytetarëve por të kalben prapa hekurave. Shpresoj që gjykatat të japin vendimet e duhura. Këto nuk janë pasuria e askujt individualisht por janë thesari i të gjithë fëmijëvë, edhe të gjyqtarëve. Uroj që të kalben në burg sepse është e patolerushme”, tha Rama./Opinion.al

Pas