Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

2025/07/19 at 7:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Sipas të dhënave, mësohet se deri në orën 18:00 të ditës së sotme, 19 korrik 2025, janë raportuar për të paktën 22 vatra zjarri.

Nga këto, 11 prej tyre janë shuar, e 11 të tjera janë ende aktive.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

-Në bashkinë Korçë.

-Në “Bypass-in e Vlorës”, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë.

-Në Vish, në bashkinë Himarë.

-Në Qeparo, bashkia Himarë.

-Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë.

-Në fshatin Mborje, njësia administrative Drenovë, bashkia Korçë.

-Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë.

-Në fshatin Karpen, njësia administrative Golem, bashkia Kavajë.

-Në fshatin Velçë, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.

-Në fshatin Karpen, njësia administrative Maminas, bashkia Shijak.

-Në fshatin Çerkezë-Morinë, njësia administrative Zall-Herr, bashkia Kamëz.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

-Qarku Dibër

Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër ku vazhdon aktiv zjarri i rënë në datë 07.07.2025, i cili po zhvillohet në dy vatra. Një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës, rreth liqenit të Zi dhe po punohet nga forcat operacionale. Terreni i keq ka vështirësuar përpjekjet për ta vënë zjarrin nën kontroll.

Ndërsa vatra tjetër po zhvillohet në pjesën e sipërme të vatrës nga krahu i Gurë Lurës është mbyllur pjesërisht pasi digjen trungje brenda vatrës. Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 30 forca nga organet vendore dhe 30 forca nga FA.

-Në njësinë administrative Shupenzë, bashkia Bulqizë, vazhdon aktiv në një vatër me intensitet të ulët zjarri i riaktivizuar më datë 13.07.2025, i cili është spostuar nga “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan.

Ditën e sotme në terren ndodhen 9 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH dhe 4 forca nga Shërbimi Pyjor.

-Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat. Ka rënë zjarr në një zonë të thepisur, që vështirëson ndërhyrjen.

Në vendngjarje ndodhen rreth 30 forca bashkiake dhe 30 efektivë nga FA. Në vendndodhje po operon edhe 1 helikopter i FA.

-Në fshatin Dovolan, njësia administrative Maqellarë, bashkia Dibër. Zjarri po zhvillohet në anën lindore të fshatit në pyje dushku, ferra e shkurre, por jo shumë larg disa banesave.

Po punohet me 1 automjet zjarrfikës me 6 efektivë.

-Qarku Fier

Në fshatin Belishovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, vazhdon aktive vatra e zjarrit të ardhur nga fshati Drenovë, i cili është riaktivizuar më datë 14.07.2025. Vatra e zjarrit ka marrë zgjerim të perimetrit.

Në vendngjarje për shuarjen e tij po punojnë 35 forca zjarrfikëse me 2 automjete zjarrfikëse nga bashkia Mallakastër, 4 forca zjarrfikëse me 1 automjet nga bashkia Fier, 10 forca zjarrfikëse me 2 automjete nga Albpetrol, 10 efektivë me 2 automjete zjarrfikëse nga FA dhe 30 efektivë me 2 mjete nga Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut.

-Qarku Vlorë

Në Sotiran, në vendin e quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, mbi fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë.

Zjarri është shumë intensiv. Digjen shkurre dhe fier poshtë pyllit me pishë. Flakët të ndihmuara nga era kanë përfshirë edhe kurorën e pishave. Në terren po punojnë 17 efektivë të MZSH, 5 forca nga Shërbimi Pyjor dhe 7 forca bashkiake.

-Qarku Elbasan

Në fshatin Shmil njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, në kufi me fshatin Gurakuq, njësia administrative Orenjë, bashkia Librazhd. Zjarri ka rënë në pyll gështenje. Terreni vështirëson ndërhyrjen.

-Në kodër Kraste, bashkia Elbasan.

-Qarku Lezhë

Në fshatin Tenë, njësia administrative Rrëshen,  bashkia Mirditë, në një sipërfaqe me shkurre. Në vendngjarje ndodhet ekipi zjarrfikës.

-Qarku Durrës

Në fshatin Zallë, njësia administrative Fushë – Krujë, bashkia Krujë. Në vendngjarje ndodhet automjeti zjarrfikës me grupin e shërbimit, punonjës të Emergjencave Civile.

-Në bashkinë Shijak afër Parkut të Kamionëve Pelikani në bimësi të ulët. Është duke u punuar nga forcat zjarrfikëse.

Ju sugjerojmë

Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor
Bota

Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor

12 Gusht, 2025 6:42 pm
Gjermani/ AFD arrin nivelin rekord në sondazhe, ja vlerësimi për kancelarin Merz
Bota

Gjermani/ AFD arrin nivelin rekord në sondazhe, ja vlerësimi për kancelarin Merz

12 Gusht, 2025 6:27 pm
Kosovë/A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?
Rajoni

Kosovë/A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?

12 Gusht, 2025 6:12 pm
Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë

12 Gusht, 2025 5:59 pm
Zjarret në Mal të Zi/ Humb jetën një ushtar dhe plagoset një tjetër
Rajoni

Zjarret në Mal të Zi/ Humb jetën një ushtar dhe plagoset një tjetër

12 Gusht, 2025 5:36 pm
‘Shqipëria në flakë’,Mbrojtja:30 vatra zjarri janë ende aktive,ja zonat e rrezikuara
Aktualitet

‘Shqipëria në flakë’,Mbrojtja:30 vatra zjarri janë ende aktive,ja zonat e rrezikuara

12 Gusht, 2025 5:22 pm
Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë
Bota

Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë

12 Gusht, 2025 5:09 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Politikë

Artikulli i “Wanderlust” për Shqipërinë,Rama:Një realtitet ku koha ka ngadalësuar…

12 Gusht, 2025 4:57 pm
Agjencia evropiane për klimën: mund të jetë sërish viti më i nxehtë në histori
Aktualitet

Sot dita më e nxehtë, 42 gradë Celsius në hije

12 Gusht, 2025 4:37 pm
KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

Vendim i ri për Dodikun: Burgimi zëvendësohet me gjobë

12 Gusht, 2025 4:22 pm
Para
Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

TE FUNDIT

Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor

Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor
12 Gusht, 2025

Policia iraniane ka njoftuar se i ka ndaluar rreth 21.000 persona për shkelje të dyshuara të sigurisë gjatë luftës 12-ditore...

Lexo më shumë

Gjermani/ AFD arrin nivelin rekord në sondazhe, ja vlerësimi për kancelarin Merz

Gjermani/ AFD arrin nivelin rekord në sondazhe, ja vlerësimi për kancelarin Merz
12 Gusht, 2025

Një sondazh i kohëve të fundit i Forsa-s dhe i bërë publik nga media gjermane, Die Welt, paraqet një pamje...

Lexo më shumë

Kosovë/A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?

Kosovë/A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?
12 Gusht, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili do të duhej t’i jepte fund krizës institucionale disamujore, për shkak të...

Lexo më shumë

Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë

Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë
12 Gusht, 2025

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka ndarë detaje lidhur me gjendjen e qytetarëve që janë paraqitur në spitalin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com