Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra janë shqetësuese

2021/08/09 at 6:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra janë shqetësuese

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një rezyme të situatës së zjarreve në vend. Bëhet me dije se disa vatra zjarri vijojnë të jenë shqetësuese ende, pavarësisht ndërhyrjes së forcave operacionale në të gjithë territorin e vendit.

Tashmë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë, por operacioni vijon për të normalizuar situatën.

Forcat janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve. Në fshatin Trull, ku rrezikoheshin stane situata është nën kontroll. Për qetësimin e zjarrit do të bashkëpunohet edhe me forca ndihmë nga Kosova.

Ndërkohë, problematike situata është në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës, ku zjarri është aktiv dhe rrezikon të afrohet në lagjen Gështenjë dhe në lagjen Karaq. Në terren po punojnë forcat e Armatosura, zjarrfikës e të shërbimit pyjor, për të bërë të mundur frenimin e vatrës, e cila duket mjaft e vështirë. Në fshatin Munellë si pasojë e erës së fortë zjarri është riaktivizuar dhe po zbret drejt fshatit Domgjon.

Vatra aktive është edhe në fshatin Patalej, në Mirditë , ku zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre.

Situata është drejt përmirësimit në më shumë se gjysmën e sipërfaqes së prekur nga flakët në zonën e Krushovës në Voskopojë, ndërsa po punohen me intensitet në vatrën aktive në Gjonomadh, ku është prekur një sipërfaqe me ah dhe lajthi. Një tjetër vatër është njoftuar në kodrat në afërsi të fshatit Leshnjë, po në Korçë, ku janë djegur rreth 1 ha shkurre, por flakët mbeten larg banesave. Forcat zjarrfikëse po punojnë në mënyrë që të mos preket masivi me pisha.

Një vatër zjarri është raportuar në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit në pjesën e Republikës te Malit të Zi, në afërsi të kufirit tonë,  e cila po ndiqet me vëmendje.

Vatra të reja janë raportuar edhe në fshatin Shetaj në Ishëm të Durrësit, pa rrezik për banesat si dhe një vatër në zonën Guri  i Nikës, pjesë e zonave të Mbrojtura në bashkinë e Pogradecit, e cila po monitorohet nga punonjësit e Agjencisë së zonave të Mbrojtura.

Tashmë është drejt shuarjes zjarri në fshatin Corrush në Mallakastër, zjarri në fshatin Bogë në Shkodër, është izoluar vatra në Parkun e Tomorrit në Berat. Ndërsa ka një riaktivizim zjarri në Zogas të Skraparit, ku forcat po vijojnë punën për mbajtjen nën kontroll. U shua totalisht vatra e zjarrit në fshatin Lukan në Dibër.

Në fshatin Hajdaraj,  në Kavajë u raportua një zjarr në shkurre, i cili nga era mori përmasa të menjëhershme, duke rrezikuar banesat që ndodheshin në fshat.  Por u sigurua në kohë evakuimi i banorëve dhe situata është nën kontroll.

Në ndjekje është edhe një vatër zjarri e raportuar në një zonë me pemë dushku, në  fshatin Fanjë, në bashkinë Prrenjas, e cila ndodhet në terren të vështirë.

Etiketa: ministria e mbrojtjeszjarret

Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
Kryesore

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat

9 Dhjetor, 2025 11:33 am
Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit
Bota

Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

9 Dhjetor, 2025 11:27 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

“Po tentojnë të rrisin rrogën e tyre”, Rama: Vendimi i parë i gjyqtarëve, i turpshëm

9 Dhjetor, 2025 11:23 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

I dhunoi babanë/ Djali hakmerret, tenton të vrasë 41-vjeçarin

9 Dhjetor, 2025 10:14 am
U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës
Kronikë

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës

9 Dhjetor, 2025 8:52 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 dhjetor 2025

9 Dhjetor, 2025 8:50 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

9 Dhjetor, 2025 8:48 am
Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet
Bota

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet

8 Dhjetor, 2025 10:30 pm
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
Bota

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

8 Dhjetor, 2025 9:16 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Pse Zelensky nuk ka fuqinë të heqë dorë nga toka ukrainase?

8 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Para
Lukashenko mohon lidhjet me vdekjen e disidentit në Ukrainë

Lukashenko mohon lidhjet me vdekjen e disidentit në Ukrainë

Kosovë/ Një fëmijë në gjendje të rëndë nga ethet e minjve

Kosovë/ Një fëmijë në gjendje të rëndë nga ethet e minjve

A janë të nevojshme vaksinat përforcuese tani apo më vonë?

A janë të nevojshme vaksinat përforcuese tani apo më vonë?

TE FUNDIT

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
9 Dhjetor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u diskutua për kandidatët për Avokatin e Popullit. Ulsi Manja, kryetari i...

Lexo më shumë

Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit
9 Dhjetor, 2025

Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë gjatë 12 muajve të fundit, si pasojë e punës së tyre, u tha në...

Lexo më shumë

“Po tentojnë të rrisin rrogën e tyre”, Rama: Vendimi i parë i gjyqtarëve, i turpshëm

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
9 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët po përpiqen të kalojnë përmes një vendimi në Gjykatës Kushtetuese një tjetër rritje të...

Lexo më shumë

I dhunoi babanë/ Djali hakmerret, tenton të vrasë 41-vjeçarin

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
9 Dhjetor, 2025

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com