Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Vatrat që rrezikojnë banesat

2021/08/13 at 8:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Vatrat që rrezikojnë banesat

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin. Sipas ministrisë zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë për shkak të erës së fortë është përhapur në drejtim të verilindjes, duke kaluar nga ana tjetër e rrugës kryesore që ndodhet në Patalej.


Situata nuk paraqet rrezik për zonat e banuara, por rrezikshmëri në përhapje të perimetrit të saj në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme. Situata po ndiqet nga forcat në terren.

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar. Është djegur sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Sot zjarri është përhapur nga erërat e forta duke e bërë të rrezikshme ndërhyrjen e forcave .

Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar 50 forca ushtarake dhe 2 mjete zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura. Gjatë ditës ka punuar edhe Helikopteri çek. Vatra e zjarrit ka përshkuar një sipërfaqe të madhe rreth 150 ha dhe djegur 90 ha me ahe, pishë, barishte dhe dushqe. Nuk ka rrezik për zona të banuara.

Në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, në Kukës ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit në vendin e quajtur “Laku i Mollave”. Situata vijon të mbetet kritike, pasi është e vështirë të ndërhyhet nga toka. Gjatë ditës së sotme është punuar nga ajri. Nuk rrezikohet tuneli dhe banesa.

Në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Situata është më e qetë, por vazhdon zjarri brenda pjesës së djegur.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë. Flakët kanë përshkuar rreth 20 hektarë sipërfaqe me pyje e shkurre. Nga toka po punojnë 25 forca te armatosura dhe 35 forca te tjera zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe të njësisë administrative.

Nga ajri kanë punuar dy helikopteret hollandezë. Aktualisht në pjesën veriore nga kurora e qytetit Pukë zjarri është drejt izolimit. Po punohet në pjesën tjetër të vatrës për të vënë situatën nën kontroll. Por, pavarësisht punës së bërë ditën e sotme, për shkak të kushteve atmosferike rrezikon kalimi i zjarrit në kurorën e qytetit Pukë.

Sipas informacionit nga EC F.Arrëz është riaktivizuar vatra e zjarrit në Fletë, ku po punohet për izolimin e saj. Në terren janë rreth 60 punonjës të pyjeve dhe njësisë administrative që po punojnë për shuarjen dhe izolimin e tij, pavarësisht kushteve të terrenit dhe erës së fuqishme, të cilat e bëjnë të vështirë ndërhyrjen. Zjarri rrezikon të kalojë në fshatin Kryezi.

Një vatër zjarri është raportuar në sipërfaqe me shkurre në fshatin Martallos Lab, nj.ad Lopës në Tepelenë. Në vendngjarje forca të shërbimit zjarrfikës,bashkiake e vullnetarë.

Situata u përkeqësua gjatë pasdites në vatrën e zjarrit në fshatin Radat në Dropull, e cila ishte stabilizuar gjatë ditës. Situata mund të rrezikojë banesat. Policia dhe zjarrfikësit kanë marrë masat për sigurimin e banesave. Në ndihmë ka shkuar edhe FA për vënien nën kontroll të situatës.

Raportohet riaktivizim i vatrës edhe në pyllin e Shetaj në Durrës, ku gjithashtu po punohet nga zjarrfikësit.

Një vatër tjetër zjarri raportohet në fshatin Kocul, në njësinë administrative Vllahinë në bashkinë Selenicë. Zjarri nuk paraqet rrezik.

Një zjarr ka përfshirë një pyll me pisha në njësinë administrative Shezë në bashkinë Peqin, por pa rrezik.

Në zonën e Porcelanit, në Tiranë ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ku po punohet nga ana e zjarrfikësve për shuarjen e tij.

Në lagjen Sauk i Vjetër, mbrapa Pallatit të Brigadave në Tiranë është raportuar një zjarr, për shuarjen e të cilit janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe shërbimet vendore.

Një zjarr është raportuar në fushën e Selenicës, në Bekovë, në ara të korrura, pa rrezik.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ah, livadhe dhe kullota në fshatin Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishte, në Dibër. Po punohet për izolimin e tyre, pavarësisht kushteve të terrenit dhe erës së fuqishme që e bëjnë shumë të vështirë ndërhyrjen.

Etiketa: ministria e mbrojtjesshqiperizjarret


Ju sugjerojmë

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend
Kryesore

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend

18 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së
Kryesore

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së

18 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden
Bota

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden

18 Dhjetor, 2025 6:46 pm
“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt
Bota

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt

18 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz
Bota

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz

18 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe

18 Dhjetor, 2025 3:56 pm
Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
Rajoni

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

18 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

18 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Para
Mbytet në plazhin e Tales i moshuari

Mbytet në plazhin e Tales i moshuari

Shumica e rasteve të reja me “Delta” në Shqipëri, të pavaksinuar

Shumica e rasteve të reja me "Delta" në Shqipëri, të pavaksinuar

TIA: Për të udhëtuar drejt Italisë ose Greqisë duhet të plotësoni…

TIA: Për të udhëtuar drejt Italisë ose Greqisë duhet të plotësoni...
















TE FUNDIT

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend
18 Dhjetor, 2025

Në zyrën e tij të mbushur me vepra arti, me trupin e madh të mbështetur në një kolltuk prej lëkure...

Lexo më shumë

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
18 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në...

Lexo më shumë

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së
18 Dhjetor, 2025

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD-së...

Lexo më shumë

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden
18 Dhjetor, 2025

Në një fjalim të rrallë, të mbajtur nga Zyra e tij Ovale mbrëmjen e së mërkurës, Donald Trump fajësoi paraardhësin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com