Aktualitet

Zjarret në Sazan, Ministria e Mbrojtjes: Rrezik nga municionet e pashpërthyera



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:09 - 05/06/22 |
Opi Nion

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në ishullin e Sazanit. Përmes një njoftimi bëhet me dije se terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësur ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që 61 efektivë janë në veprim për të neutralizuar flakët.  Bëhet me dije se duke qenë një zonë ushtarake, mbetet prezent rreziku nga municione të pashpërthyera.

Njoftimi i MM:

Si pasojë e riaktivizimit të vatrës së zjarrit në zonën jugore të ishullit të Sazanit, që prej mesditës së të dielës, 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar për shuarjen e flakëve në ishull.
Terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar tej mase ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që si një ish-repart ushtarak, rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera.
Trupat në terren vazhdojnë përpjekjet edhe gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që janë marrë masa për zëvendësimin dhe shtimin e tyre.

 

Pas