Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarret në Los Anxhelos/ Situata mbetet e rrezikshme, shkon në 25 numri i të vdekurve

2025/01/15 at 4:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zjarret në Los Anxhelos/ Situata mbetet e rrezikshme, shkon në 25 numri i të vdekurve

Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situatë të re të rrezikme të mërkurën.


Autoritetet bënë një paralajmërim të rrallë për kushte “moti jashtëzakonisht ekstreme dhe kërcënuese për jetën”, që prek zonën pranë dy vatrave të mëdha zjarri që vazhdojnë të digjen në Los Anxhelos.

Numri i viktimave ka arritur në 25 dhe me mijëra shtëpi janë shkatërruar.

E marta ishte një ditë e qetë për punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse për shkak se forca e erërave ra krejt papritur. Kjo u dha mundësi atyre të bënin përparim në vënien nën kontroll të dy vatrave të mëdha të zjarrit në zonën e Los Anxhelosit, e të shuanin me shpejtësi disa vatra të reja.

Një vatër e madhe zjarri që po digjet në pjesën veriore të Los Anxhelosit në Altadena dhe një tjetër që ka shkatërruar pjesën më të madhe të lagjes bregdetare Pacific Palisades, po në Los Anxhelos, vazhdojnë të jenë dy zjarret më të fuqishëm. Situata aty sot paraqitet e ngjashme me atë kur shpërthyen zjarret, më 7 janar.

Erërat e forta të javës së kaluar bënë që flakët të përhapen me shpejtësi të jashtëzakonshme në disa kilometra.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për kushte ektreme moti, me temperatura të larta, lagështi të ulët dhe erëra të forta, nga ora 3 e mëngjesit deri në 3 pasdite duke filluar nga Bregut Qendror, 443 kilometra në drejtim të jugut, deri në kufi me Meksikën.

Situata e emërgjencës ishte në fuqi për një zonë që përfshin pjesë të qarqeve të Los Anxhelosit dhe qytetit të Venturës.

“Nuk kemi dalë ende nga situata e vështirë”, thuhej në një postim të Shërbimit Kombëtar të Motit të martën vonë në mbrëmje.

“Fuqia e erërave ra sot (e martë), por nesër dhe pasnesër ato mund të fuqizohen”, thuhej më tej.

Më shumë se 77,000 familje janë aktualisht pa energji elektrike. Autoritetet janë detyruar ta ndërpresin atë me qëllimin që rrjeti elektrik të mos bëhet shkak për nxitjen e vatrave të reja të zjarrit.

Autoritetet njoftuan banorët e lodhur e të shqetësuar, që të ishin në gjendje gatishmërie për t’u larguar nëse do të ishte e nevojshme.

Policia njoftoi se kishte kryer afërsisht 50 arrestime, për plaçkitje, fluturim të dronëve në zonat e zjarrit, shkelje të urdhrave për të qëndruar brenda, apo vepra të tjera penale.

Prej tyre, tre persona u arrestuan nën dyshimet për zjarrvënie të qëllimtë pasi u kapën duke ndezur zjarre të vogla të cilat u shuan menjëherë, tha shefi i policisë së Los Angelosit Jim McDonnell. Ata u arrestuan shumë larg zonave të katastrofës.

Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkakun e zjarreve të mëdha.

Në mesin e nëntë personave të akuzuar për grabitje ishte dhe një grup që kishte vjedhur një çmim ‘Emmy’, në një shtëpi, banorët e së cilës ishin larguar për shkak të urdhrave për evakuim, tha Prokurori i Qarkut të Los Angeles, Nathan Hochman.

Aktualisht erërat e forta përbëjnë kërcënimin më të madh.

Në zonat e rrezikut janë vendosur ekipe zjarrëfikësish lokalë të cilët po mbështeten nga zjarrfikës që kanë mbërritur nga vende të tjera, si Kanadaja dhe Meksika.

Aktualisht forcat zjarrfikëse janë shumë më të mëdha në numër se një javë më parë, kur nisi vala e parë e zjarreve që shkatërronte me mijëra shtëpi.

Autoritetet thonë se kjo mund të rezultojë fatkeqësia më e kushtueshme e shkaktuar nga zjarri, në historinë e vendit.

Avionë hodhën nga lart mbi shtëpi dhe shpate malesh e kodrash kimikate në ngjyrë rozë, që mbrojnë kundër zjarrit.

Kryebashkiakja e Los Anxhelosit Karen Bass dhe zyrtarë të tjerë, të cilët janë kritikuan mbi përgjigjen e tyre fillestare ndaj situates, shprehën besimin se rajoni është gati të përballet me kërcënimin e ri.

Zonja Bass tha se kishte fluturuar mbi zonat e ndjegura, situatën në të cilat ajo e përshkroi si të ngjashme me pasojat e një “uragani”.

Tashmë erërat nuk pritet të arrijnë të njëjtën shpejtësi të madhe që u vu re javën e kaluar, por ato mund ishin në ato nivele sa mund të rrëzonin aeroplanët e zjarrfikësve, tha shefi i zjarrfikësve të Los Anxhelosit Anthony Marrone.

Ai u bëri thirrje banorëve që kishin mbetur të pastrehë, që të shmangin ndezjen e zjarreve për ngrohje si dhe të kërkojnë vendstrehime.

Prej me shumë se tetë muajsh në Los Anxhelos nuk ka rënë asnjë milimetër shi, situatë që ka rezultuar në krijimin e 12 vatrave të zjarrit këtë vit, që kanë prekur kryesisht komunën Ventura deri në Orange County, në Los Anxhelos.

Zjarrfikësit arritën t’i shuajnë me shpejtësi disa nga zjarret në qarkun e Los Anxhelosit, përfshirë dhe një vatër zjarri që përfshiu të martën në mbrëmje Parkun Kombëtar.

Katër vatrat më të mëdha të zjarrit rreth qytetit të dytë më të madh të vendit (Los Anxhelos) kanë djegur më shumë se 163 kilometra katrorë, një sipërfaqe afërsisht tre herë më e madhe sesa lagjia Manhatan e Nju Jorkut.

Aktualisht dy janë vatrat më të mëdha ajo në pjesën veriore të Los Anxhelosit në Altadena si dhe zjarri në lagjen Pacific Palisades.

Autoritetet kanë arritur të vënë nën kontroll 1/3 ose 33 për qind të zjarrit që vazhdon të digjet pranë Pasadenës, ndërsa zjarri më i madh, që ka prekur zonën pranë oqeanit Paqësor, ishte shumë më pak nën kontroll.

Numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve ka të ngjarë të rritet, sipas sherifit të Los Anxhelosit, Robert Luna. Të martën ai tha se 30 persona rezultonin të zhdukur. Disa persona, për të cilët më herët u tha se ishin zhdukur, janë gjetur tashmë.

Autoritetet u kanë dhënë urdhër 90 mijë personave të largohen nga shtëpitë e tyre që ndodhen në zonat e rrezikshme. Shifra është rreth gjysma e atyre që ndikua nga urdhrat për evakuim javën që lamë pas.

Situata e krijuar nga zjarret është bërë shkak për ndërprerjen e sezonit të çmimeve në Hollivud.

Shpallja e kandidatëve për çmimet prestigjioze Oscar është shtyrë dy herë dhe disa organizata kanë shtyrë shfaqjet dhe shpalljet e çmimeve, pa përcaktuar një datë tjetër./VOA



Ju sugjerojmë

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana
Aktualitet

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

13 Qershor, 2025 4:31 pm
Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord
Aktualitet

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

13 Qershor, 2025 4:19 pm
Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran
Bota

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran

13 Qershor, 2025 4:04 pm
Arrestimi i ish-Presidentit, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit!
Aktualitet

Meta kërkon lirinë: Të zbutet masa e sigurisë, jam kreu i një partie opozitare

13 Qershor, 2025 3:56 pm
Efektet e pandemisë/ Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në psikiatri
Aktualitet

Shëngjin, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore

13 Qershor, 2025 3:42 pm
U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
Kryesore

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

13 Qershor, 2025 3:24 pm
“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
Bota

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

13 Qershor, 2025 3:04 pm
Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
Aktualitet

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

13 Qershor, 2025 2:45 pm
Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Para
Dështon takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit në Bruksel

Dështon takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit në Bruksel

“Ulja e çmimit të energjisë, nismë elektorale”/ Berisha: 10 Lekë më shumë se në 2013-ën

PD prezanton 15 pikat e programit ekonomik, Berisha: Do t'i japim fund varfërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Elbasan/Arratisja e dy të arrestuarve nga komisariati, AMP pezullon nga detyra tre efektivë

Elbasan/Arratisja e dy të arrestuarve nga komisariati, AMP pezullon nga detyra tre efektivë
















TE FUNDIT

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana
13 Qershor, 2025

Pas sulmeve intensive kundër Iranit, Izraeli ka vendosur të mbyllë përkohësisht të gjitha ambasadat e tij në mbarë botën, përfshirë...

Lexo më shumë

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord
13 Qershor, 2025

Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është duke ecur me ritme tepër të shpejta. Kështu ka...

Lexo më shumë

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka informuar disa prej partnerëve më të rëndësishëm në botë për sulmet që do të kryente vendi...

Lexo më shumë

Meta kërkon lirinë: Të zbutet masa e sigurisë, jam kreu i një partie opozitare

Arrestimi i ish-Presidentit, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit!
13 Qershor, 2025

Ish-Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”. Tetë muaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com