Bota

Zjarret në Itali, situatë kritike në Kalabri dhe Siçili


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:02 - 12/08/21 |
Opi Nion

Italia vijon të përballet me vatra të mëdha zjarri, ku situata më kritike paraqitet në Kalabri dhe Siçili.

Në të dy rajonet forcat zjarrfikëse kanë kryer 528 ndërhyrje në përpjekje për të shuar flakët gjatë 24 orëve, teksa tre helikopterë nga Franca kanë ardhur në ndihmë të forcave italiane.

Në Kalabri flakët po shkatërrojnë zonat Reggino, Catanzarese dhe Cosentino. Situata më serioze paraqitet midis Cimuni di San Luca, Cardeto, Roghudi, Roccaforte del Greco, Mammola, Gioiosa Jonica, Grotteria, San Giovanni di Gerace, Caulonia dhe Cittanova.

Banesat në disa fshatra janë shkrumbuar nga zjarrit, teksa shumë qytetarë janë evakuuar. Presidenti i Rajonit Nino Spirli foli për 59 zjarre ende aktivë dhe 70 ekipe shpëtimi që po punojnë në zonë.

Pas